Arkiv-Lajme
A po tërhiqet Berisha nga pozicioni fillestar për kandidatin presidencial nga PD-ja?
Lajmin për mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD TV Klani e kishte shoqëruar me këto titra: “Kryesia e PD-së mandaton ekipin negociator për Presidentin. Berisha: Do të propozojmë kandidaturë të PD-së, pa përjashtuar kandidaturën e dalë nga negociatat”. Në fakt, po ta dëgjoje me vëmendje lajmin, dallohej qartë se Berisha nuk e kishte thënë literalisht pjesën e fundit të citimit në ligjëratë të drejtë që i kishte bërë TV Klani. Ai tha: “Kjo mazhorancë ka detyrën kushtetuese të bëjë vendin me president.
Raporti i DASH-it, një fshikull i fortë mbi Berishën
Raporti vjetor mbi të drejtat e njeriut i Departamentit Amerikan të Shtetit është një fshikull i radhës mbi qeverinë shqiptare. Ka shumë nënvizime të forta në këtë raport, por bien në sy ato lidhur me korrupsionin e shtrirë e kapilar në administratë, lidhur me zgjedhjet komunale të 8 majit 2011, dhe lidhur me 21 janarin të po këtij viti.
Ismail Kadare për revistën serbe NIN: Kosova është në radhë të parë shqiptare
“Nuk është letërsia ajo që mund të ndreqë problemet e kësaj bote; letërsia mund ta pretendonte këtë gjë, por me këtë kusht ajo s’do ish më letërsi”, thotë pak a shumë Ismail Kadare qysh në fillim të intervistës që i kanë marrë gazetarët serbë të revistës NIN. Dhe me këtë i ka hapur rrugën vetes për të thënë ato që don të thotë. Jo më kot saktëson aty për aty: “fjalët e mia [të merren] brenda kushtëzimit që përmenda më lart”. Dhe ia nis ....
‘Kullerat’ e F. Limajt dhe korrupsioni që mbretëron në Prishtinë
Të gjithë mundën ta vinin re, se në intervistën e parë që dha, i zhveshur më në fund nga akuzat, Fatmir Limaj e mbajti gjuhën kur ra fjala për Hashim Thaçin, ndonëse marrëdhëniet me këtë të fundit nuk janë më ato të parat. Përgjithësisht, ai ‘eci me këmbët tek frenat’ gjatë gjithë kohës në këtë intervistë. Në të vetmin sulm që bëri e kish me ca ‘kullera’ në qeveri (në zhargonin urban të Prishtinës, ‘kuller’ përdoret në kuptimin ‘çunak që i ka hipur mendja mbi flokë’). Po cilët janë këta kullera?
Reformat, KE: Na premtuat për datën 24 maj, ka kohë deri në mbrëmie
Gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle kishte marrë premtimin nga partitë politike të vendit se reforma zgjedhore do të përmbyllej para fillimit të procedurave për zgjedhjen e presidentit. Këto të fundit nisën sot. Pra, sot është edhe limiti për mbajtjen e këtij premtimi.
Edhe në Dhomën e Komuneve bëhen gjeste jo elegante
Dje, në Dhomën e Komuneve, gjatë kohës së asaj që në praktikën parlamentare britanike njihet me emërtimin ‘Question Time’, ndodhi një gjë e pazakontë; ose të paktën, një gjë që nuk para ndodh në dhomën e ulët të parlamentit britanik. “Kjo nuk është në stilin parlamentar”, u shpreh menjëherë John Bercow, kryetari dhomës. Përse është fjala?
Loja e-ka-kush-e-ka për reformën zgjedhore vazhdon
Në debatin që po zhvillohet sot në Kuvendin e Shqipërisë ka vazhduar loja e-ka-kush-e-ka mes pakicës dhe shumicës parlamentare. “Bëni rikompozimin e KQZ, sipas rekomandimeve të ODIHR. Ne që sot, pikërisht në këtë datë që na e kanë shënuar ndërkombëtarët po punojmë kundra vetes, duke mos votuar reformën zgjedhore, sepse Berisha bën sikur harron. Axhenda e ditës së sotme të mos preket. Të fitojmë kohën e humbur për të plotësuar kërkesën dashamirësë të partnerëve. Axhenda të jetë ajo që kemi miratuar”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.
Hapet zyrtarisht loja për Presidentin, mazhoranca pretendon se i ka votat
Pas dhjetëra orëve emisione televizive, qindra faqeve gazete të shkruara dhe shumë emrave të lakuar si kandidatë për President të Republikës, sot në fakt filluan procedurat zyrtare për zgjedhjen e tij, ku edhe aktorët do të fillojnë negociatat ose për të zgjedhur nëpërmjet numrave kandidatin e tyre ose të dalin në një emër të pranueshëm nga palët.
Kim Mehmeti: Rama më ka zhgënjyer; Berisha ka humbur pushtetin mbi veten
Shkrimtari Kim Mehmeti ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen e Tiranës shqiptarja.com (vetë ai jeton në Maqedoni), në të cilën flet, mes të tjerash, dhe për Ramën e Berishën. Për Ramën thotë, se e ka mirëpritur ardhjen e tij në politikë, por më pas është zhgënjyer, ngaqë tek Rama ka parë njeriun që vepron sipas parimit ushtarak “qëllimi justifikon mjetin”. Së fundmi ka parë që “Rama e ka kuptuar këtë gabim”, por e lë të pashpjeguar këtë pohim të vetin.
Qeveria nuk paguan ushtarakët e misioneve paqeruajtëse?
“Katërmbëdhjetë ushtarakë shqiptarë të kthyer në atdhe në përfundim (me sukses) të misionit të tyre paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë, janë përballur me qëndrimin denigrues, shpërfillës dhe indiferent të shtetit shqiptar, të përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në një deklaratë të Aleancës kuq e Zi. Është e vërtetë? Njerëzit e AKZ-së sjellin prova për këtë. Ekziston një padi e ngritur nga këta ushtarakë. Është një padi ndaj ministrisë së mbrojtjes, nëpërmjet së cilës kërkojnë t’u njihet e drejta e shpërblimit, e njohur nga ligji nr.