Arkiv-Lajme

Tragjedia e Himarës: Të përditshmet tona shquhen për skrupuj e profesionalizëm

Postuar në 23 Maj, 2012 04:58

Të përditshmet tona më kryesore i mbanin reflektorët e tyre edhe sot mbi tragjedimë e Himarës. Në faqe të tëra të tyre (Panorama, Mapo, Shqip, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com, etj e mbulonin ngjarjen në 8-10 faqe) jepej një informacion i hollësishëm mbi atë që ndodhi të hënën e të martën. Sigurisht, siç ndodh rëndom në rrethana të tilla, kish tek-tuk dhe informacione kundërthënëse, por në përgjithësi informacioni i dhënë jepte një tablo të plotë të tragjedisë.

Incidenca e aksidenteve rrugore në Shqipëri si në Afrikën e Jugut

Postuar në 23 Maj, 2012 04:42

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e aksidenteve rrugore në Shqipëri, si dhe numrin e të dëmtuarve nga këto aksidente, bazuar në të dhënat e INSTAT-it.

Sikurse mund të shikohet nga grafiku bashkëngjitur, në Shqipëri gjatë 2010 kanë ndodhur 1,564 aksidente rrugore me të paktën një person të plagosur, në të cilat janë dëmtuar 2,069 persona, nga të cilët kanë gjetur vdekjen 353 prej tyre.

Ja çfarë kanë transmetuar televizionet tona ditën që ndodhi tragjedia

Postuar në 23 Maj, 2012 03:12

Në një shkrim të publikuar në Tema (me autor Përparim Halilin), tregohen sipas radhës lajmet që janë dhënë pasditen që ndodhi tragjedia në Himarë nga televizionet “KLAN”, “TVSH” e “ABC”:

Tragjedia e Himarës: Rona Nishliu del me lotë në sy nga skena

Postuar në 22 Maj, 2012 17:18

Është shoqëruar me duartrokitje të forta dy herë gjatë këngës Rona Nishliu, që përfaqëoi Shqipërinë në Eurovizion. Pas performancës, ajo doli nga skena me lot në sy.

Futbolli kosovar bën një hap drejt integrimit në FIFA e UEFA

Postuar në 22 Maj, 2012 14:02

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë sot përgjigje për kërkesën që i ka bërë FIFA-s, në mënyrë që ‘nacionales’ kosovare dhe klubeve të futbollit kosovar t’u njihet e drejta të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Njoftimi doli sot në faqen web të FIFA-s (fifa.com): “Komiteti Ekzekutiv e ka aprovuar kërkesën e FFK-së që përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore në përputhje me artikullin 79 të Statutit të FIFA-s”.

Përdëllimi teatral i Berishës në Elbasan

Postuar në 22 Maj, 2012 11:16

Ka më shumë se dy orë, që të gjitha agjencitë online të informacionit mbajnë në krye të faqeve lajmin me titull “Berisha përlotet”. E kanë parë të përlotet, teksa ka qenë duke bërë homazhe në Elbasan. Di të përlotet Berisha? Kështu u është dukur shumë vetëve, përfshirë gazetarët. Por janë lotë të rremë, lotë krokodili. Ai njeri nuk qan. Ai nuk di të qajë.

The Guardian: Nikoliç ka pak gjasa të lëshojë pe lidhur me Kosovën

Postuar në 22 Maj, 2012 10:44

Gazeta londineze "The Guardian" konstaton se "shpresat e Serbisë për integrim me ritme të shpejta në Evropë kanë pësuar goditje kur Presidenti Boris Tadiç humbi postin e tij përballë një rivali më nacionalist". Nikoliçin autori i shkrimit e quan "ish nacionalist të sertë", ndërsa Tadiçin "pro perëndimor".

"Rezultati ka përmbysur sondazhet parazgjedhore dhe pritjet në Bruksel, dhe mund ta fusë Serbinë në një periudhë paralize politike, me një President të krahut të djathtë që 'bashkëjeton' me një qeveri mbizotërueshëm të qendrës së majtë", shkruan Ian Traynor.

PD-PS takohen në mes-rrugë për metodën e verifikimit të identitetit të votuesve

Postuar në 22 Maj, 2012 08:52

Gazeta Shqip raporton se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste ka arritur konsensusin për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Eksperti i PS-së, Bledi Çuçi, ka deklaruar (nuk bëhet e qartë nëse ekskluzivisht për Shqip-in) se palët kanë gjetur një variant që i kënaq ata dhe ODHIR. “Për sa i përket pajisjes në ditën e votimit për verifikimin e kartave të identitetit, vendosëm që të heqim dorë nga transmetimi ‘online’ i të dhënave në KQZ në ditën e votimit, pasi këtu ishte e fokusuar kritika e ekspertit të ODHIR në këtë çështje.

The Guardian: Nikoliç ka pak gjasa të lëshojë pe lidhur me Kosovën

Postuar në 22 Maj, 2012 08:51

Gazeta londineze "The Guardian" konstaton se "shpresat e Serbisë për integrim me ritme të shpejta në Evropë kanë pësuar goditje kur Presidenti Boris Tadiç humbi postin e tij përballë një rivali më nacionalist". Nikoliçin autori i shkrimit e quan "ish nacionalist të sertë", ndërsa Tadiçin "pro perëndimor".

"Rezultati ka përmbysur sondazhet parazgjedhore dhe pritjet në Bruksel, dhe mund ta fusë Serbinë në një periudhë paralize politike, me një President të krahut të djathtë që 'bashkëjeton' me një qeveri mbizotërueshëm të qendrës së majtë", shkruan Ian Traynor.

Presioni i të ardhurave, qeveria shkurton investimet në infrastrukturë

Postuar në 22 Maj, 2012 07:17

Në një kohë kur të ardhurat në buxhetin e shtetit janë duke u realizuar me ritme të ngadalte, qeveria duket se ka shtrënguar fortë edhe shpenzimet kapitale, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme