Arkiv-Lajme
Promovimi i turizmit në mediat botërore, një mënyrë që zyrtarët të bëjnë lekë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një valë verifikimesh kryesisht nëpër institucionet e qeverisjes qendrore duke dërguar në Prokurori edhe një numër të konsiderueshëm zyrtarësh. Radhën e ka Ministria e Kulturës, të cilën e ka drejtuar për një periudhë kohe edhe kreu aktual i KLSH-së, Bujar Leskaj.
KLSH-ja i është rikthyer një kontrolli të kryer në vitin 2008 të një projekti me vlerë 37 milionë lekë për prodhimin dhe trasmetimin ndërkombëtar të një spoti me qëllim promovimin e turizmit shqiptar, në të cilin kishte hasur mangësi, por vetëm kaq.
Sequi: Shqipërisë i duhet një President konsensual
Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, gjatë fjalës në tryezën rrumbullakët të organizuar sot nga Bashkimi Europian dhe fondacioni ‘Shqipëria e Hapur’ me temë: Integrimi në BE dhe Demokratizimi: Dy Monedha të të Njëjtës Fytyrë” bëri disa sugjerime për klasën politike shqiptare në lidhje me procesin e integrimit në BE. Ai përsëriti apelin për të vazhduar dialogun në kuadër të marrëveshjes së firmosur në nëntor mes partive parlamentare shqiptare. “Tregoni përgjegjshmëri. Integrimi duhet parë si përgjegjësi e përbashkët e politikës,kërkon dialog politik,” tha Sequi.
Hollandezët filmojnë hashashin në Lazarat, video e plotë: I gjithë fshati është plot
Dy të rinj hollandezë kanë sjellë një film të shkurtër për Shqipërinë e Jugut, një film që, ndërsa përcjell pamjet fantastike të rrugëve malore dhe bregdetin, zbërthen nga afër edhe vatrën më të madhe të kultivimit të hashashit. “I gjithë vendi është plotë me bar”, thonë dy turistët ndërsa tregojnë fshatin Lazarat nga kati I dytë i një ndërtese (minuta 25.40). Video është ndërkohë një provë e fortë se policia ende nuk ka mundur të vërë nënkontroll këtë zonë, ndërsa bimët e drogës aty janë deri në tre metra të larta.
Ilia Guma: Marrëdhëniet mes shqiptarëve e grekëve në Himarë janë acaruar
Aristotel Guma, pjesëtar i pakicave greke në Shqipëri, mbeti i vrarë në gusht të vitit 2010. Atëmot u fol për një sherr të rinjsh me motive etnike, dhe vdekja erdhi menjëherë pas këtij sherri. “Ishte një aksident”, thanë autorët. “Ishte një aksident që maskon një vdekje të qëllimtë”, thanë të afërm të Aristotelit, e sidomos përfaqësuesit politikë të minoritet grek. Gjykata i dha dum punës duke mbrojtur versionin e aksidentit. Ndërkohë, në Himarë erdhi një bust i Aristotelit, të cilin, në mungesë të një leje nga bashkia, e vendosën në oborrin e një kishe.
Aleksis Tsipras: Ka një keqkuptim; unë jam greku më pro europian
Aleksis Tsipras, ylli në ngjitje i politikës greke, e në të njëjtën kohë politikani i prapë e mistrec për Brukselin e për kancelaritë europiane, ka vendosur të bëjë një tour në Francë e Gjermani për të sqaruar ‘keqkuptimet’ lidhur me të e me partinë e tij. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai i mëshon idesë se “nuk është anti europian; përkundrazi, është më pro europiani nga të gjithë”, dhe këtë tour po e bën pikërisht për të bindur të tjerët mbi këtë fakt. “Çfarë kemi thënë ne?
Pse s’flasin kritikët tanë lidhur me shfaqjen e Teatrit Kombëtar në Londër?
Ekspertët e teatrit tonë nuk po e thonë të tyren lidhur me paraqitjen e Teatrit Kombëtar në festivalin Shakespeare-ian Globe to Globe, në Londër, por zhurma e jehona vijon. Shtypi ka sjellë veç komentet kritike nga jashtë (një shkrim në the Guardian, një shkrim i kritikut Igor Toronyi-Laliç, etj), dhe mbi bazën e tyre ka përcjellë mesazhin se shfaqja e artistëve tanë, krahasuar me trupën serbe e maqedonase (këto dy të fundit luajtën të njëjtën pjesë të Shakespeare-it, Henriku VI), ishte e dobët.
Shtypi kosovar e prêt ftohtë zgjedhjen e Nikoliçit në krye të shtetit serb
Agjencitë online të informacionit në Kosovë nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje e rëndësi raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, dhe fitores së Tomisllav Nikoliçit. Ky i fundit ëhstë konsideruar rëndom nga gazetat kosovare si ekstremist nacionalist, e prandaj është pak e habitshme që fitorja e tij është përcjellë me indiferencë, të paktën në këto orë të para të ditës së hënë. Vetëm Zëri online kish një raport të hollësishëm mbi zgjedhjet presidenciale serbe, por pa shprehur ndonjë shqetësim prej Presidentit të ri.
Serbët befasojnë: votojnë për Nikoliçin
Prisnit të fitonte Boris Tadiç në zgjedhjet serbe? Në fakt, edhe pse Tadiç ishte favorit në të gjitha sondazhet, është pikërisht kjo që nuk ka ndodhur. Ka fituar tjetri, konservatori Tomislav Nikoliç, i cili ka braktisur gjatë këtyre zgjedhjeve (në të vërtetë, pak më përpara) llogoren e nacionalizmit ekstrem, dhe ka marrë pozicione më të moderuara. Dhe fushata e tij elektorale ka qenë e fokusuar tek dështimet e Tadiçit, si fjala vjen reformat, invetsimet e huaja, dialog me Kosovën, pajtimi rajonal, etj, etj.
Anri Sala sjell filmin e vet ‘1395 ditë pa të kuqen’ në Tiranë
Artisti shqiptar Anri Sala kthehet në vendlindjen e tij, në Tiranë, por jo për të bërë një rit nostalgjik, apo për t’u takuar me miqtë e me të afërmit. Këtë herë kthehet për të prezantuar filmin e vet më të fundit me titull ‘1395 ditë pa të kuqen’. Është një bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare, Liri Begenë, dhe me artistë të tjerë ndërkombëtarë. Fabula e filmit është Sarajeva e fillimviteve ‘990.
Fajon nga Brukseli për Presidentin: Mos bëni gabimet e së kaluarës!
Katër ditë përpara nisjes së procedurave zyrtare nga Parlamenti për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës nga Brukseli vjen tjetër mesazh. BE-ja ndjek me vëmendje dhe po monitoron Shqipërinë.