Sequi: Shqipërisë i duhet një President konsensual

Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, gjatë fjalës në tryezën rrumbullakët të organizuar sot nga Bashkimi Europian dhe fondacioni ‘Shqipëria e Hapur’ me temë: Integrimi në BE dhe Demokratizimi: Dy Monedha të të Njëjtës Fytyrë” bëri disa sugjerime për klasën politike shqiptare në lidhje me procesin e integrimit në BE. Ai përsëriti apelin për të vazhduar dialogun në kuadër të marrëveshjes së firmosur në nëntor mes partive parlamentare shqiptare. “Tregoni përgjegjshmëri. Integrimi duhet parë si përgjegjësi e përbashkët e politikës,kërkon dialog politik,” tha Sequi. “Mosintegrimi në BE sjell kosto, vendi humbet asistencë financiare”, shtoi ai, duke thënë se Shqipëria ka marrë 470 milionë euro ndihmë nga BE në 5 vjetët e fundit, por mund të marrë katërfish në pesë vjetët e ardhshëm, në qoftë se merr statusin e vendit kandidat.për në BE.
Duke iu referuar zhvillimeve politike të ditës, Sequi theksoi se do të ishte mirë për Shqipërinë që Presidenti i Republikës të zgjidhet në mënyrë konsensuale. Madje në prezantimin viziv që i bëri sugjerimeve të tija, presidenti konsensual ishte një pikë e vaçantë dhe e dukshme në ekranin e madh.
E.Zaloshnja
Comments
Heu! Po kur keshtu? Ku? Ky na

Heu! Po kur keshtu? Ku? Ky na qenka lajmi?!! Na eshte bere boze ky lajm, dhe Berisha per tu hequr merzine te tilla njoftimeve ka per ta zgjedhur vete presidentin, dhe keta qe rekomandojne konsensus sot do dalin me buzeqeshjet e tyre te sajuara dhe do thone qe Sala eshte burre i madh shteti, per te shmangur qe palet te perplasen mes tyre. Por, mos ti haje meraku, se sa te kene Edin ne krye, do ti hane mootin pushtetit dhe Saliut, sepse qe s'ka bythe per tu perplasur dhe qe ska kellqe per pushtet Edi e ka treguar me shume se njehere( e fundit ishte ngjala qe hengri ne Lalz, thone qe ne shpine e Metes e bejne te mire.)

Ambasadoret me aktive jane

Ambasadoret me aktive jane tre-kater 'cope' ; edhe politikane aktive diku aty. Atehere perse duhet te zene ekranet, gazetat, blogjet e cdo gje me mesazhe qe duhet t'ja trasmetojne njeri tjetrit ? Presidentin nuk e zgjedh populli, por ata qe ulen ne tavolina te rrumbullakta apo me cepa ne erresire a ne drite, ata tre-kater...Behen dhe te bezdisshem keshtu deri ne 'lanet' ! Nje here ne dy-tre dite takohen, le t'ja thone me goje e mesazhe njeri tjetrit, apo bejne gallate mes tyre ? Ose te marrin mundimin te shkruajne ca parrulla ' President konsensual' e t'i varin para qeverise, selive te partive, parlamentit...dhe nje ne mal te Dajtit.

Ettore Sequi tha para ca

Ettore Sequi tha para ca kohesh se si Komuniteti Europian kishte harxhuar 100$ Milion eruo ne 10 vjet qe te ndihmonte Shqiperine per te shkruar lagjislacionin mbi Ambientin dhe mbrojtjen e tij.

Why don't Mr. Sequi and European Union open its books and show Albanian's as to who got paid by these 100 Million Euros - who for sure went mostly for expensive consultants? Why mot publish the list of the Albanian consultants who were hired thru out these years ?

Transparency starts from home Mr Sequi ! You should be able to walk the talk !

Çare thu mer Gimo, qyqa mer

Çare thu mer Gimo, qyqa mer çuno cfarë meno ti se do ti tregoj komët Mister Ettore Sequi ? Eh sa miliona te qera qi kon mor kta e re, ene kalamojt tone kon per ti pagu nji-me-nji sepse shumica kon qen "kredi te buta" per te nimu popplin ton duke na dhon ata horrat e Evropit men !

Ah jua shplaft muti shalet gjithve ishallah !

Add new comment