Aleksis Tsipras: Ka një keqkuptim; unë jam greku më pro europian

Postuar në 21 Maj, 2012 05:03

Aleksis Tsipras, ylli në ngjitje i politikës greke, e në të njëjtën kohë politikani i prapë e mistrec për Brukselin e për kancelaritë europiane, ka vendosur të bëjë një tour në Francë e Gjermani për të sqaruar ‘keqkuptimet’ lidhur me të e me partinë e tij. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai i mëshon idesë se “nuk është anti europian; përkundrazi, është më pro europiani nga të gjithë”, dhe këtë tour po e bën pikërisht për të bindur të tjerët mbi këtë fakt. “Çfarë kemi thënë ne? Kemi thënë që duhen politika rritjeje, e jo politika të disiplinës financiare; këtë gjë tha dhe Hollande-i, që sot është President i Franës”, saktëson ai.

Ai nuk do të takojë krerë qeverish e shtetesh, por do të takojë të majtë pa pushtet në Paris e në Berlin (francezin Jean-Luc Melenchon dhe gjermanët Klaus Ernst e Gregor Gysi), dhe nëpërmjet tyre, kërkon t’u përcjellë gjithë të tjerëve mesazhin se ai është i vetmi interlokutor, me të cilin ia vlen të flasësh, në Greqi.

Sidoqë t’i shkojë tour-i europian, Aleksis Tsipras mbetet një nga lojtarët më të fortë në politikën greke të momentit.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.