Fajon nga Brukseli për Presidentin: Mos bëni gabimet e së kaluarës!

Katër ditë përpara nisjes së procedurave zyrtare nga Parlamenti për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës nga Brukseli vjen tjetër mesazh. BE-ja ndjek me vëmendje dhe po monitoron Shqipërinë.
"Ne do e ndjekim procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ne shpresojmë që ai të jetë një proces i drejtë e demokratik, sepse nuk duam të bëhen gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën. Zgjedhja e Presidentit do të tregojë nëse vendi e ka arritur maturinë e mjaftueshme për të vazhduar integrimin evropian. Unë mendoj se ky vit mund të jetë vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë", ka thënë Tanja Fajon, eurodeputete, ish-raportuese për vizat me Shqipërinë në PE në një intervistë për televizionin Albanian Screen.
Shqiptarja.com
Add new comment