Shtypi kosovar e prêt ftohtë zgjedhjen e Nikoliçit në krye të shtetit serb

Postuar në 21 Maj, 2012 03:56

Agjencitë online të informacionit në Kosovë nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje e rëndësi raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, dhe fitores së Tomisllav Nikoliçit. Ky i fundit ëhstë konsideruar rëndom nga gazetat kosovare si ekstremist nacionalist, e prandaj është pak e habitshme që fitorja e tij është përcjellë me indiferencë, të paktën në këto orë të para të ditës së hënë. Vetëm Zëri online kish një raport të hollësishëm mbi zgjedhjet presidenciale serbe, por pa shprehur ndonjë shqetësim prej Presidentit të ri. Gazeta Express kish një raportim të gjatë, gjithashtu, por fokusohej më së shumti në votimet e serbëve të Kosovës dhe të shqiptarëve në luginë. Koha Ditore kish një informacion më të shkurtër, e krejt të ftohtë (merrej kryesisht me përqindjet e votimeve e të pjesëmarrjes në votime). Po kështu Kosova Sot, telegrafi.com, etj.

Me siguri, do të merren më gjatë në ditët e ardhshme me zgjedhjen e Nikoliçit në postin e Presidentit të Serbisë, dhe me përthyerjet e impaktin që do të ketë ky fakt në zhvillimet në Kosovë e në rajon.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Kosovari (not verified) on

<p>Gazeta Express e kishte sot ballinen me te mire, titulli kryesor i saj eshte - &quot;Perparon&quot; Serbia - te tjeret jane kot.</p>

Submitted by Fiku detit (not verified) on

<p>Hej, jo me kot dhe Berisha i eshte kthyer nacionalizmit. Me etapa eshte stafeta politiko ekonomike e qeverisjeve. Ketu jane &#39;elitat&#39; qe paraprojektojne me variante levizjet ne skenen politike te detyrueshme nga levizjet demokratike. Popujte europiane &#39;po dridherojne&#39; nga frika e ekstremisteve populiste, qe po cojne lastare kudo. Shihja mbreme &#39;Portokalli&#39; dhe u cudita qe spektatoret e pranishem ne shfaqje humori u &#39;dermuan&#39; me duartrokitje e ovacione nga &#39;fjalimet&#39; e Pashajt e Canajt. Meditova...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.