Arkiv-Lajme

Rama: Berishës i duhen garanci për kohën, kur s’do të jetë në pushtet

Postuar në 19 Maj, 2012 05:28

Ka kohë që ndër diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri, por më së pari e më shumti në opinionin publik shqiptar, qarkullon ideja e ca garancive që kërkon Berisha pas rënies nga pushteti. Në këmbim të këtyre garancive, zhvillohet e njëjta ide, Berisha  do bënte një ikje paqësore nga pushteti. Dje, për herë të parë, kësaj ane ka ecur dhe Rama në intervistën me Pezën. “[Berishës] i intereson vetëm fati i karriges së tij dhe mbase edhe garantimi i të ardhmes së tij kur të mos jetë më në atë karrige.” Dhe po aty, i ngacmuar nga Peza kureshtar, ka theksuar: Mbase.

Arvizu: Presidenti nuk mund të zgjidhet me logjikën që zgjidhet një ministër

Postuar në 19 Maj, 2012 04:50

Ka gjetur jehonë të madhe në të përditshmet e sotme intervista e mbrëmshme e ambasadorit Arvizu në programin e Çanit, dhe pothuaj të gjitha gazetat (duke përjashtuar ato të Berishës) kishin veçuar nga kjo intervistë e gjatë një moment, ku ambasadori bëhet më i qartë se herët e tjera lidhur me situatën presidenciale.

Shqipëria dhe Bosnja në fund të tabelës së klasifikimit të vendeve europiane – edhe nga pikëpamja ekonomike

Postuar në 19 Maj, 2012 04:17

Një institut në Sofie (Open Society Institute) ka zhvilluar një studim të financuar nga Inisiativa e Politikave Europiane, për të analizuar përparimin që kanë bërë vendet e reja anëtare dhe kandidate për në BE në rrugën e tyre të mundimshme drejt afrimit me vendet më të zhvilluara të BE-së.

Berisha vesh papritur kostumin e nacionalistit

Postuar në 18 Maj, 2012 14:45

Ka vite që Berisha nuk ua ka prishur kurrë fqinjëve e që nuk ka lëshuar asnjë frazë të pakujdesshme, dhe ja më në fund, ka zgjedhur Prizrenin, që ka një simbolikë të caktuar kombëtare, për të bërë ‘të fortin’. “Shqiptarofobia është një mbeturinë e primitivizmit të trashëguar [të fqinjëve tanë]. [këta të fundit] gabohen rëndë në qoftë se vazhdojnë të shfaqin shqiptarofobinë me skena si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se shumë prej tyre janë akoma në stadet primitive”, tha ai.

Qeveria kontrakton privatët të mbledhin borxhet ndaj shtetit… për llogari të CEZ-it

Postuar në 18 Maj, 2012 13:14

“Shqiptarja.com” shkroi tre ditë më parë për një vendim të Këshillit të Ministrave për kontraktimin e dy kompanive private që të mbledhin faturat e papaguara të energjisë elektrike për llogari të CEZ Shpërndarjes. Sipas gazetës, vendimi u mbajt i fshehtë.

Presidenti Topi i vendosur të mos emërojë beniaminin e Berishës në krye të KLD-së

Postuar në 18 Maj, 2012 11:37

Disa javë më parë, mes Presidentit Topi dhe shumicës parlamentare u hap një debat i ashpër në lidhje me emërimin e nënkryetarit të KLD-së. Topi propozoi një prej anëtarëve që është gjyqtar, ndërsa Ministri i Drejtësisë Halimi kërkoi që zgjedhja të bëhet pas betimit të presidentit të ri.  Si rezultat votimi ende nuk është bërë. A është tërhequr Presidenti Topi nga pozicioni i tij, apo ka arsye të tjera për këtë vonesë? Kjo ishte pyetja që iu bë atij sot në një intervistë në Zërin e Amerikës.

Berisha vesh papritur kostumin e nacionalistit

Postuar në 18 Maj, 2012 11:33

Ka vite që Berisha nuk ua ka prishur kurrë fqinjëve e që nuk ka lëshuar asnjë frazë të pakujdesshme, dhe ja më në fund, ka zgjedhur Prizrenin, që ka një simbolikë të caktuar kombëtare, për të bërë ‘të fortin’. “Shqiptarofobia është një mbeturinë e primitivizmit të trashëguar [të fqinjëve tanë]. [këta të fundit] gabohen rëndë në qoftë se vazhdojnë të shfaqin shqiptarofobinë me skena si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se shumë prej tyre janë akoma në stadet primitive”, tha ai.

Gratë paguhen 17.4 % më pak se burrat. Diferenca ulet për gratë e kualifikuara

Postuar në 18 Maj, 2012 09:26

Në fund të muajit, gratë dërgojnë në shtëpi mesatarisht 5 725 lekë më pak se burrat. Kjo nuk vjen për shkak se janë më dorëlëshuara, por se paguhen më pak. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Aleanca Gjinore për Zhvillim me një kampion prej 1 000 personash në zona dhe grupe shoqërore të ndryshme. Sipas studimit, gratë paguhen 17.4 për qind më pak se burrat por diferenca gjinore në pagë rritet apo ulet në varësi të moshës.

Dekoratat e fundit të një Presidenti që ka shpërndarë shumë dekorata

Postuar në 18 Maj, 2012 08:21

Presidenti Bamir Topi do të mbahet mend, në mos tjetër, për numrin e madh të dekoratave që ka shpërndarë. Edhe javët e fundit të mandatit po i shfrytëzon për të njëjtën gjë. në stil pajtues e gjithëpërfshirës. Ka dekoruar pra njëherësh myslimanë e të krishterë, klerikë e laikë, shqiptarë e të huaj, gegë e toskë, emra të njohur e të panjohur, etj, etj.

Vlen modeli argjentinas për Greqinë e sotme?

Postuar në 18 Maj, 2012 06:14

Ekonomistët liberalë Paul Krugman e Mark Weisbrot janë duke i sugjeruar Greqisë që të ndjekë modelin e Argjentinës së vitit 2001. Ju kujtohet se çfarë ndodhi në Argjentinë? Në fund të vitit 2001, Argjentina e pa veten me një borxh të jashtëm që s’mund ta paguante, me një ekonomi copë-copë, e me një monedhë që kish të njëjtën vletë me atë të dollarit. Në harkun e pak javëve, ajo la monedhën të dilte jashtë kontrollit, e deklaroi default-in lidhur me borxhin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme