Vlen modeli argjentinas për Greqinë e sotme?

Ekonomistët liberalë Paul Krugman e Mark Weisbrot janë duke i sugjeruar Greqisë që të ndjekë modelin e Argjentinës së vitit 2001. Ju kujtohet se çfarë ndodhi në Argjentinë? Në fund të vitit 2001, Argjentina e pa veten me një borxh të jashtëm që s’mund ta paguante, me një ekonomi copë-copë, e me një monedhë që kish të njëjtën vletë me atë të dollarit. Në harkun e pak javëve, ajo la monedhën të dilte jashtë kontrollit, e deklaroi default-in lidhur me borxhin. Pastaj argjentinasit ranë në një varfëri dramatike, ekonomia u zvogëlua me 20% në vit, papunësia arriti nivele të pamendueshme. Mirëpo në krye të tre viteve, argjentina filloi të rimarrë veten, madje u vu re një këndellje e papritur, e kështu ka dhjetë vjet që Argjentina është vendi me rritjen më të madhe në Ameriën Latine. Kjo rritje bazohet tek eksportet.
Dy ekonomistët e përmendur në fillim janë të idesë se të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe grekët, dmth të dalin vetë nga BE-ja, të rekuperojnë Dhraminë e tyre, ta dobësojnë këtë të fundit, të mbështeten tek turizmi e tek industria detare. Eshtë recetë që ecën? Ekonomisti grek Jaris Varoufakis nuk e mbështet këtë sugjerim. Sipas tij, ikja e Greqisë nga zona Euro do t’i bënte keq në radhë të parë Greqisë, pasi kjo e fundit nuk ka kapacitet eksportuese të Argjentinës (argjentinasit importojnë shumë pak gjëra).
Re.Pu.
Comments
Jo vetme argjentina, edhe
Jo vetme argjentina, edhe islanda,
Flitet per pushtete, legjislativ, eksekutiv, mediatik, per pushtetin e vertete, ate financiar nuk Flitet kurre.
Greqia shpresojm te behet hapesja e pistes. Te provoje, qe rimarrja e sovranitetit dhe pushtetit financiar eshte e mundur.
Populli , vetem populli ka te drejte te shtype monedhe.
Banka e shtetit e nenkuptuar si banke shtetrore, publike.
Jemi me fat, po jetpjme renien e sistemit tjeter materialist, kapitalizmit . Ne qe pame komunizmin te behej pluhur.
Modeli Argjentinas nuk vlen
<p>Modeli Argjentinas nuk vlen per tu aplikuar mbi variantin Grek sepse po te ishte ashtu do ta kishin aplikuar me kohe. Greqine nuk po e lene te falimentoje, sepse efekti domino qe do shkaktohej nga ky gur i rene do merrte para gjithe renditjen e shteteve te pseudo bashkimit europian. Gjithe variantet ne shtyp jane skenare per ti bere presion grekeve mos votojne te majten ekstreme ne zgjedhjet e qershorit sepse ata do prishnin planet e pushtetit financiar europian dhe global ngaqe nuk do ti bindeshin atyre sic do ti bindej nje qeveri tjeter greke cfaredo. Pastaj Greqia nuk ka nje monedhe te veten si Argjentina por ka nje monedhe qe e perdorin edhe te tjere keshtu ajo nuk mund te zhvleresohet si ne Argjentine. Dhrahmia do kthehej nese qeveria e re e te majtes ekstreme do te gjente mbeshtetje dhe financim diku tjeter ne bote, sepse ne europe dhe usa nuk do ta gjente dot, pra i duhet nje mbeshtetje sekrete fjala vjen me Kinen se ciles i ka hapur dyert me kohe apo Federates Ruse si vellezer ortodokse, por kjo nuk mund te behet ende sepse garancite per te ardhur ne pushtet nuk i kane akoma dhe duhet fuqi ekzekutive per te marre nje vendim si ai i rimarrjes se dhrahmise. Eksportet apo importet nuk jane prap faktor i perbashket i falimentimit Argjentinas dhe atij te mundshem grek sepse greket do ti kompensonin me turizmin dhe gjithe turizmi europian do te derdhej ne Greqi si asnjehere tjeter pa pasur nevoje per te pritur qe greket te prodhojne dhrahmi dhe ajo te zhvleresohet. Europianet i duan greket por nuk i respektojne ndersa greken nuk i duan europianet por i respektojne. Solidaritet me popullin fqinj grek!</p>
Add new comment