Arkiv-Lajme
“Taksa e sheshtë transferoi barrën tek individët duke prekur konsumin”
Në një shkrim për SETimes, gazetarja Jonilda Koçi ka mbledhur tok një mori ekspertësh të sektorit të ekonomisë në kuadër të debatit mbi taksën e sheshtë dhe atë progresive.
Grekët fillojnë të zbrazin depozitat nga frika e zhvleftësimit të monedhës
Kriza greke mund të thellohet e mund të ketë përthyerje të tjera. Pikërisht në këto orë, grekët që kanë llogari bankare janë duke u dyndur në dyert e bankave për të tërhequr depozitat nga frika e një zhvleftësimi (nëse kthehet Dhramia). Guvernatori i Bankës së Greqisë, Jorgos Provopoulos, ka shkuar urgjent në një takim te Presidenti i Republikës dhe e ka informuar se të hënën janë tërhequr nga bankat 700 milionë euro. Sipas burimeve bankare, edhe të martën është tërhequr e njëjta shumë.
Opozita: Berisha po tenton të blejë votat presidenciale të deputetëve tanë
Titulli më bombastik në të përditshmet e sotme ishte ai që kish të bënte me akuzën e opozitës, se “Berisha po tenton të blejë deputetë të opozitës në funksion të lojës së vet presidenciale”. Madje, është folur për çanta me para që u janë ofruar dy deputetëve (në ndonjë të përditshme, numri shkon në katër). Madje, një hamendje të tillë e bën dhe Sokol Balla në shkrimin e tij të publikuar në Mapo, ku autori jep një dëshmi personale mbi një deputet socialist që është parë ditën e hënë të dalë nga dera e kryeministrisë.
Borghezio ‘hakmerret’ për skandalin e Bossi-t: e lëshon gojën kundër shqiptarëve
Mario Borghezio është i Legës së Veriut. Është anëtar i Parlamentit Europian, dhe dallohet për urrejtjen e përbuzjen ndaj emigrantëve e ndaj myslimanëve, e ca më shumë ndaj emigrantëve që janë dhe myslimanë, sidozot një pjese shqiptarësh. Në Itali nuk është se i kushtojnë shumë rëndësi këtij personazhi butaforik, por është ai që shpesh herë çfarë nuk bën për të rrëmbyer vëmendjen e medias. Më së shumti hedh batuta banale folklorike.
Prifti: Ka filluar lobingu për mocion mosbesimi ndaj qeverisë në Kuvend
Periudha para zgjedhjes së Presidentit të Republikës por edhe afrimi PS-LSI duket se do të shoqërohet me lëvizje të forta në Kuvend ku nuk përjashtohet edhe ndonjë mocion mosbesimi ndaj kabinetit Berisha. Sinjalet e para publike për këtë të fundit i dha deputeti Dritan Prifti, gjatë emisionit “5Pyetje nga Babaramo” tek News 24. Sipas tij, tashmë në Kuvend kanë filluar lëvizjet për organizimin e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë Berisha duke theksuar se një ofertë e tillë i është paraqitur edhe atij. “Plani është që të organizohet një mocion mosbesimi ndaj qeverisë në Kuvend.
Ministri danez Wammen: Për të hyrë në BE nuk mjaftojnë fjalët e bukura
Dje ka mbërritur në Tiranë ministri danez për Çështjet Europiane, Nicolai Wammen. Erdhi nga Kosova në kuadrin e një tour-i rajonal. Sot ai ka një sërë takimesh me personalitetet shtetërore e politike të Shqipërisë, por mbrëmë ka patur një darkë deri vonë me gazetarë, intelektualë publikë, veprimtarë të shoqërisë civile. Burime nga takimi i mbrëmshëm kanë thënë për respublica-n, se ai është në Tiranë për të nënvizuar: 1. Çështja presidenciale është tanimë një kriter që përcakton ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE; 2.
Artan Fuga: Sistemi ynë i notave u ngjan ditëve të punës në kooperativë
“Sistemi i notave në shkollën shqiptare iu ngjan ditëve të punës që jepeshin si shpërblim i mjerë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore në kohën e socializmit totalitar shqiptar”, ka shkruar Artan Fuga në profilin e vet në facebook, dhe këtë ide e zhvillon në një shkrim që gjendet në Shekulli online. Sipas tij, “Sistemi aktual i notave (ku dhjeta është nota më e mirë dhe katra është nota pakaluese.
Kontroll ministrisë së Metës e të LSI-së? Pikërisht tani?
Redaksive të lajmeve u ka mbërritur në drekë një e-mail nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku bashkëlidhur gjenden gjashtë faqe word-i (si rrallë ndonjëherë për zyrat e shtypit). Me anë të këtij e-maili, përsëri si rrallë ndonjëherë më parë, KLSH-ja vë në dijeni mediat për përmbylljen e një kontrolli në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, specifikisht në fushën e koncesioneve në ndërtimin e HEC-eve si edhe në fushën e bakrit. Bëhet fjalë pikërisht për aktivitetin e ministrisë gjatë periudhës 1 janar 2010 dhe 30 shtator 2011.
Afër skenarit më të keq: bashkë me zgjedhjet e parakoshme, do kthehet dhe Dhramia
“Ngrihet sipari i më të madhes tragjedi greke me titull ‘Athina i thotë lamtumirë Euros’” – kështu e niste shkrimin e vet një nga të përditshmet e rëndësishme të kontinentit, pasi doli lajmi se partitë greke nuk u morën vesh për të ndërtuar një qeveri e pasi e vetmja alternativë janë zgjedhjet e parakohshme. Greqia pra është duke dalë nga Eurozona. Shumë shpejt do të rilindë Dhramia, dhe “dhembjen e këtij operacioni”, thonë ekspertë, bankierë, ekonomistë, politikanë, “nuk do ta ndjejnë vetëm grekët”. E gjithë kjo do t’i kushtojë Europës 100 miliardë në vit. Miliardë Euro.
Deputeti Xhepa: Po, ekonomia është në krizë
Ekonomisti Selami Xhepa, njëkohësisht deputet i PD-së për Dibrën, ka dhënë një intervistë për revistën Klan, dhe aty jep një panoramë pesimiste të ekonomisë shqiptare në krizë. Ja çfarë thotë ai: “