Artan Fuga: Sistemi ynë i notave u ngjan ditëve të punës në kooperativë

“Sistemi i notave në shkollën shqiptare iu ngjan ditëve të punës që jepeshin si shpërblim i mjerë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore në kohën e socializmit totalitar shqiptar”, ka shkruar Artan Fuga në profilin e vet në facebook, dhe këtë ide e zhvillon në një shkrim që gjendet në Shekulli online. Sipas tij, “Sistemi aktual i notave (ku dhjeta është nota më e mirë dhe katra është nota pakaluese. Re.Pu) dëmton seleksionimin e vlerave të vërteta të intelektualitetit kombëtar, shprish procesin e ndërtimit të elitave shqiptare, prodhon barazimtarizëm dhe mediokritet të paparë mes të rinjve dhe mbi të gjitha i mëson ata me një mjedis ku trafiqet, miku, promovimi për shkaqe politike, shtyn të paaftët të bëjnë më shpejt dhe më mirë karrierë drejt majave mbi supet e të aftëve.”
Por për çfarë e ka fjalën konkretisht profesor Fuga? “Së pari”, thotë ai, “janë shumë pak nota dhe nuk ka ndonjë rregullore normative që të shpjegojë se nga dallohet një notë nga tjetra; duket sikur kemi sistemin e vlerësimit me dhjetë nota, por në fakt, janë vetëm gjashtë nota; katër është nota më e ulët që e mbet një nxënës ose student në klasë ose e çon për riprovim në një sesion të dytë.” Vijon më tej: “Së dyti ky sistem notash pengon tensionet mes aktorëve të shkollës për të bërë që nota të jetë një raport mes tyre për të arritur në një vlerësim sa më të drejtë. Është pak a shumë si në një treg ku nota ngjan me çmimet e produkteve. Nëse nuk ka një tension mes shitësit dhe blerësit, mes gjithë shitësve mes tyre dhe mes gjithë blerësve mes tyre, për cilësinë e produkteve, atëherë çmimet bëhen arbitrare.”
Ka dhe më, por këto mund t’i gjeni në linkun: http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/05/15/reforma-e-notave-ne-arsim-urgjente/.
Re.Pu.
Comments
Ka plotesisht te drejte z.

Ka plotesisht te drejte z. Fuga ! Me mire te 'inflacionet' dhjete here nota, qe te kete vleresim me te sakte, pra te behet deri ne 100 . Kjo mund te sjelle dhe diferencimin natyrshem, edhe pse shkollat tona jane 'hallemedhaja' edhe per plot reforma te tjera.

Korrigjim lapsusit : Me mire

Korrigjim lapsusit : Me mire te ' inflacionohet' dhjeten here...

Jam dakort se mund te behet

Jam dakort se mund te behet me 100 pike, ose fundja me 10 pike, ku vleresimet te perfshihen dhe numrat 1 - 3. Megjithate problemi i arsimin ne Shqiperi nuk qendron tek sistemi i notave por te niveli i edukimin, mesimdhenies, pergatitjes per te ardhmen, cilesia e edukimit ne Shqiperi eshte mjaft e dobet. Po nuk u rregullua kjo, ceshtja e notave nuk ka asnje vlere.

Ky eshte nje bole e sja vlen

Ky eshte nje bole e sja vlen as me harxhu kohen me u marr me te.

Po studentet nuk futen fare

Po studentet nuk futen fare ne mesim kurse ky paska merak noten.

Nuk vete njeri fare ne klase, o profesor Artani!!! I fusni dot ne klase??

Add new comment