Borghezio ‘hakmerret’ për skandalin e Bossi-t: e lëshon gojën kundër shqiptarëve

Mario Borghezio është i Legës së Veriut. Është anëtar i Parlamentit Europian, dhe dallohet për urrejtjen e përbuzjen ndaj emigrantëve e ndaj myslimanëve, e ca më shumë ndaj emigrantëve që janë dhe myslimanë, sidozot një pjese shqiptarësh. Në Itali nuk është se i kushtojnë shumë rëndësi këtij personazhi butaforik, por është ai që shpesh herë çfarë nuk bën për të rrëmbyer vëmendjen e medias. Më së shumti hedh batuta banale folklorike.
Kështu ka bërë dhe në një intervistë në Radion 24 (që sillet në numrin e sotëm të shqiptares.com), ku u është vërsulur shqiptarëve për herë të n-të. Shqipëria është “vend i bukur, po t’i heqësh prej andej shqiptarët”, thotë ai mes të tjerash. Por më shumë e ka me burrat: “Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene, janë kushërinj të afërt të arabëve”.
Re.Pu.
Comments
hajt ropt
<p>hajt ropt</p>
Edhe pse mund te thote ndonje
<p>Edhe pse mund te thote ndonje fjali 'te hidhur', qe neve na dhemb aq sa 'nje sakati' ( te me falin) t'i thuash 'calaman', s'duhet t'i perkushtojme kaq 'rreshta' article. Askurre dhe askush nga Lega Nord nuk e ka 'kafshuar gjuhen' per ne.</p>
Add new comment