Kontroll ministrisë së Metës e të LSI-së? Pikërisht tani?

Redaksive të lajmeve u ka mbërritur në drekë një e-mail nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku bashkëlidhur gjenden gjashtë faqe word-i (si rrallë ndonjëherë për zyrat e shtypit). Me anë të këtij e-maili, përsëri si rrallë ndonjëherë më parë, KLSH-ja vë në dijeni mediat për përmbylljen e një kontrolli në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, specifikisht në fushën e koncesioneve në ndërtimin e HEC-eve si edhe në fushën e bakrit. Bëhet fjalë pikërisht për aktivitetin e ministrisë gjatë periudhës 1 janar 2010 dhe 30 shtator 2011. Për një pjesë të mirë të kësaj periudhe ka qenë në krye të ministrisë edhe Ilir Meta. Në raport, KLSH-ja vëren se ka hasur në një mal me shkelje në këtë ministri përsa u përket procedurave të ndjekura për dhënien e koncesioneve, të cilat në total kanë shkaktuar një dëm prej 1.8 miliardë lekë. Shkeljet lidhen kryesisht me tejkalim të afateve të realizimit të projekteve, mungesa në dokumentacion, shkelje në procedurat e dhënies së licencave etj etj.
S.E.
Comments
E forte kjo, filloi loja
E forte kjo, filloi loja
pse jo?????
<p>pse jo?????</p>
Add new comment