Afër skenarit më të keq: bashkë me zgjedhjet e parakoshme, do kthehet dhe Dhramia

“Ngrihet sipari i më të madhes tragjedi greke me titull ‘Athina i thotë lamtumirë Euros’” – kështu e niste shkrimin e vet një nga të përditshmet e rëndësishme të kontinentit, pasi doli lajmi se partitë greke nuk u morën vesh për të ndërtuar një qeveri e pasi e vetmja alternativë janë zgjedhjet e parakohshme. Greqia pra është duke dalë nga Eurozona. Shumë shpejt do të rilindë Dhramia, dhe “dhembjen e këtij operacioni”, thonë ekspertë, bankierë, ekonomistë, politikanë, “nuk do ta ndjejnë vetëm grekët”. E gjithë kjo do t’i kushtojë Europës 100 miliardë në vit. Miliardë Euro. Sipas llogarive të kompletuara që janë bërë, dalja e Greqisë nga zona Euro do t’i kushtojë 11 mijë euro çdo europiani.
Por më keq kanë për të parë grekët vetë, të cilëve kjo periudhë e keqe që kanë kaluar (4 vitet e fundit) do t’u duket lule. GDP-ja e tyre do bjerë akoma, inflacioni do të rritet, 150 miliardë eurot e premtuara nga BE-FMN nuk do t’u jepen më, e sikur të mos jenë mjaft problemet që do kalojnë, ata nuk do jenë në gjendje të marrin borxh asgjëkund. E kush do t’u jepte?
Re.Pu.
Comments
Cfare eshte ky sipari o

Cfare eshte ky sipari o Re.Pu? Sa qejf keni ti shihni greket keq e me keq eh! Por duhet te dini o driteshkurter se e keqja nuk eshte tek kthimi i dhrahmise apo tek thellimi i krizes financiare ne Europe, eshte tek lufta civile qe mund te perfshije vendin fqinje dhe kur nje shtepi eshte ne zjarr flaket e tij kercenojne edhe shtepine e fqinjit!

Po jepeni emrin e gazetës!

Po jepeni emrin e gazetës! Nuk bëhet artikulli kështu! A është gazetë gjermane?

Gazetat, përgjithësisht, shërbejnë si matës pulsi të publikut. Greqia nuk ka dalë akoma nga euro!

e respektushmja RP s'mund

e respektushmja RP s'mund t'akuzohet per 'matje pulsi'. nga nje emer po aq i madh te nji t'perditshmeje europiane po aq t'paidentifikuar titujt per dalje nga zona euro komentohen si nji 'bllof'. me sa duket, t'gjith lujn poker. sdq. RP s'mund t'akuzohet as per ket t'fundit, ndofta vec per thash-e-theme... :)

11 mije Euro ne vit???? Nga

11 mije Euro ne vit???? Nga doli kjo mo aman?

Keto 11 mije euro

Keto 11 mije euro perrllogaritet te jene per te mbajtur euro-n gjalle dhe do tju taksohen qeverive dhe qytetareve ervopjane.

Euro ka kohe qe ka vdekur klinikisht por eurokratet thjesht kane futur koken ne rere si sturci dhe refuzojne te veshtrojne perreth realitetin. Greqia faktikish falimentoi qe ne 2009. Bashke me falimentimin de fakto te Greqise e ka radhen Spanja,Porugalia dhe Italia...Dominoja vazhdon

Pas krizes financiare i

Pas krizes financiare i pllakosi dhe kriza politike, si me thene, po u bie dambllaja. " Istikamet" qe kane zene partite politike eshte veshtire qe edhe zgjedhjet e reja te mos prodhojne qeverisje. Kjo me kujton Argjentinen, ne mos gabohem ne vitin 1992, qe zhvilluan gjashte here zgjedhje dhe ne fund filluan trazirat popullore qe e cuan ne falimentim. Keq me vjen per komshinjte tane, por akoma me shume per anetare te tjere te eurozones qe do e pesojne nga afekti domino jo vetem financiar por edhe politik. Kushton shume dalja nga 'vallja' e eurozones, ndaj dhe Hollande menjehere pas betimit ja mbathi tek Merkel. Mbase do te gjejne ndonje ' te care muri' qe te mbetet 'drame' e jo 'tragjedi'...

Ajo qe eshte per te ardhur
Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte se ne vend qe RESPUBLiCA ti kushtoje vemendje emerimit te Ylli Cabirit, kreut te mafias elitare te ndihmave ne Shqiperi- si PRESIDENTI I ardhshem, TOP-MEDIA dhe kelyshet "king-maker" jane te interesuar te mbajne vemendjen e publikut sa me larg kesaj "ujdie" katile qe Rama-Meta po pergatisin.
Shtese komentit te mesiperm

Shtese komentit te mesiperm per perfundimin e takimit Merkel-Hollande , te cilet ne konferencen e shtypit theksuan per Greqine;

Merkel: 'Do theksoj qe urojme Greqine te mundet te qendroj ne eurozone dhe se greket do votojne drejt ketij objektivi.'

Hollande; ' Si edhe zonja Merkel, deshiroj qe Greqia te qendoj ne euro dhe duhet t'i ndihmojme...Duhet te mbetemi besnike ne detyrimin tone te nxjerrim Greqine nga renia.'

Paska parashikuar rezultatin

Paska parashikuar rezultatin Merkel? Kurse ky Hollande eshte ne periudhen e fluturimit. Greqia rri akoma ne Euro per interesat e bankave te medha e jo te individeve.

Add new comment