Deputeti Xhepa: Po, ekonomia është në krizë

Ekonomisti Selami Xhepa, njëkohësisht deputet i PD-së për Dibrën, ka dhënë një intervistë për revistën Klan, dhe aty jep një panoramë pesimiste të ekonomisë shqiptare në krizë. Ja çfarë thotë ai: “
Një sërë treguesish po dëshmojnë se efektet e krizës ekonomike kanë qenë më të fuqishme. Qoftë treguesit fiskalë apo tregues të tjerë të kërkesës ekonomike kanë sjellë prova që e mbështesin këtë tezë. Së dyti, një studim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) konfirmon gjithashtu, se gati 60 për qind e qytetarëve i kanë ndjerë efektet negative të krizës. Zhvillimet në tregjet e çmimeve globale, tregjet e mallrave ushqimore dhe energjitike kanë vijuar të shfaqin efekte negative mbi fuqinë blerëse të qytetarëve, veçanërisht të atyre grupeve me të ardhura më të ulëta ekonomike. Këta faktorë konvergojnë në idenë se, qoftë kriza aktuale globale, por edhe zhvillimet në tregjet e mallrave, kanë dhënë efektet e veta negative. Çështja e borxhit publik, edhe për shkak të armiqësimit të investitorëve ndaj borxheve të qeverisë, e ka minimizuar aftësinë e qeverisë për t’u kundërpërgjigjur me stimuj më të shtuar fiskalë. Në këto rrethana, roli i politikave fiskale duket pothuajse i paralizuar. Nga ana tjetër, klima e pasigurisë për shkak të kushteve të tregjeve bën që edhe investitorët privatë të hezitojnë për të shtuar investimet dhe qytetarët gjithashtu të pakësojnë konsumin, duke ndikuar në uljen e kërkesës ekonomike.”
Re.Pu.
Comments
Xhepa ka qene dhe zv.minister
<p>Xhepa ka qene dhe zv.minister ne mandatin e pare dhe i di mire treguesit. Valle ne mbledhjen e grupit parlamentar ja tha Berishes ? ...Po na e tha neve te 'qullurve' qe jemi ' lagur' s'ka bere gje vecse na ka ngushelluar, ndersa po ja tha Berishes do na shperndaje ' cadra' se ate kemi 'shef' .</p>
Add new comment