Prifti: Ka filluar lobingu për mocion mosbesimi ndaj qeverisë në Kuvend

Postuar në 16 Maj, 2012 02:59

Periudha para zgjedhjes së Presidentit të Republikës por edhe afrimi PS-LSI duket se do të shoqërohet me lëvizje të forta në Kuvend ku nuk përjashtohet edhe ndonjë mocion mosbesimi ndaj kabinetit Berisha. Sinjalet e para publike për këtë të fundit i dha deputeti Dritan Prifti, gjatë emisionit “5Pyetje nga Babaramo” tek News 24. Sipas tij, tashmë në Kuvend kanë filluar lëvizjet për organizimin e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë Berisha duke theksuar se një ofertë e tillë i është paraqitur edhe atij. “Plani është që të organizohet një mocion mosbesimi ndaj qeverisë në Kuvend. Ka filluar lobingu. Kanë ardhur edhe tek unë për këtë”.

I pyetur në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, Prifti theksoi rëndësinë që ka për vendin zgjedhja e një presidenti konsensual, por nuk përjashtoi mundësinë që të votonte edhe për kandidaturën e Jozefina Topallit nëse rrethanat do ta kërkonin këtë.  “Nëse do të kem përballë një figurë hajduti dhe tjetri  do të ishte Topalli, sigurisht që do të votoja Topallin”, - tha ai.

Krahas kësaj, ai parashikoi edhe qëndrimin e Metës për zgjedhjet e 2013-ës, gjatë të cilave pritet që LSI të kalojë majtas sipas Priftit. “Unë e njoh Metën dhe mendoj se lëvizjet e tij janë reale. Sa më shumë të afrohen zgjedhjet e 2013, ai do një aleancë të majtë se kështu u dalin votat se me Berishën i përgjysmohen votat. Nuk besoj se Meta do jetë në një pol me zotin Topi. Mendoj se nuk do të futen në një koalicion laraman, pa një identitet të qartë”.

S.E.

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Nje nga "figurat e pastra" te opozitarizmit ky zoti Prifti. Duhet degjuar dhe marre per baze.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Ky tipi nuk din nga te mbaj:  Takimi i Rames me Meten "prapa ferres" ne gjirin e Lalzit, natyrisht ka patur si "kurban" kete farë burri.  Ky tani, flet per paqe me Meten dhe per mocion ndaj Berishes. Keshtu po mundohet te afrohet me Berishen kur thote se : ne se opozita kandidon nje njeri pa vlere une pa diskurim votoj per Zhozin!!

Por mua me vjen keq per kete,  se ky nuk ka lexuar akoma Napoleonin qe thoshte se ushtaret vriten e gjeneralet pershendeten. Ne kete rast Prifti nuk ka ku te shkoi; Rama i eshte kthyer "politikes se re" dhe kjo kerkon qe te distancohet nga "shkaktari i vertete i rromujave te janarit"- Dritan Prifti, Iliri nuk ja falë se ia shkoji dem kete mandat, e natyrisht Berisha jo e jo sepse ne janar po kerkonin koken e tij. Keshtu qe Prifti per nje gje ia doli mbare; Do te mbetet ne histori si "historia e Priftit" qe u mundua ti beje gropen tjetrit dhe per vehte ra brenda.

A se desh harrova.

Prifti mund te na perfundoi ne burg, dhe ne burg e duan te dyja palet; Berisha(dmth Zhozi po u zgjodh dhe natyrisht eshte pune e mbaruar) dhe Meta-Rama se "ai qafiri i prishi ata te dy"...

Kesaj i thone: Kërcen Prifti nga Belaja!!!...

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Berisha e di shume mire se ate mocion e inspiron Prifti, dora vete, me qellim qe ata te PD-se ti luten: "aman o Prift se na duhet vota jote"!.

Por Saliu,po thote me vehte : "do me bësh kakardhi do me bësh" , dhe kuptohet, se ate pune ai, do ta zgjidh me Bamken (Zhozin)...

Ndersa Prifti po mendon me vehte: "Tashti or vllazen nuk di kah t'maj, mbasi do te thirret sot derri dajë". Por puna eshte se derri ne kete rast nuk e pranon per nip!....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.