Arkiv-Lajme

Meta: Luan Rama është një kandidat më i përshtatshëm se unë për President të Republikës

Postuar në 12 Maj, 2012 04:18

Në një shënim të djeshëm (http://www.respublica.al/artikuj/2012/5/11/luan-rama-tha-qe-ilir-meta-don-te-behet-president-jo-nuk-duket-se-tha-kete ) ngritëm pyetjen “Luan Rama tha që Ilir Meta don të bëhet President?” dhe përgjigjia që dhamë ishte “Jo, nuk duket se tha këtë”.

PDUI-ja kërkon më shumë nga Berisha

Postuar në 12 Maj, 2012 03:55

Duket se negociatat për votat të cilat do të nxirrnin një president të djathtë do të përfshijnë edhe koncesione të tjera në qeverisje. Kreu i PDUI-së, Shpëtim Idrizi, parti e cila mbështet me dy deputetë mazhorancën, nuk kurseu mbrëmë pakënaqësitë për postet që i janë dhënë deri më tani kësaj force politike duke theksuar se meritojnë më shumë. Frazat janë të qarta dhe kuptimplota: "PDIU kërkon një ministër, dy zëvendësministra dhe ca drejtori të tjera përveç atyre që ka marrë deri më tani. “Pasi mbaruan zgjedhjet kemi dizajnuar një marrëveshje që ka të bëjë me 4 zv.ministra.

Greqia në zgrip të humnerës

Postuar në 11 Maj, 2012 14:43

I pari i Pasok-ut, Venizellos, pati fatin e dy të parëve: dështoi në gjetjen e një shumice në parlamentin grek e në krijimin e një qeverie. Çfarë ndodh tani? Presidenti Papulias do të tentojë të bindë Fotis Kouvellis, kreun e të majtës demokratike me 19 deputetë, që të bëhet në një kolacion me Demokracinë e Re dhe me Pasok-un. Kouvellis-in duan ta bëjnë kryeministër të këtij koalicioni, por ky është duke e shoshitur këtë ofertë.

Berisha përgatit terrenin për ndryshimin e buxhetit në qershor

Postuar në 11 Maj, 2012 12:45

Ditët e fundit janë shtuar zërat për ndryshime në buxhetin e shtetit në muajin qershor.

Cili avokat shqiptar fshihet pas diplomës se Bossi-t?

Postuar në 11 Maj, 2012 11:25

Nga ajo që raportonte e përditshmja italiane Corriere della Sera dje (http://milano.corriere.it/milano/notizie/cronaca/12_maggio_8/bossi-laurea-tirana-20196595861.shtml), një avokat shqiptar me mbiemër Dragoj na qenkërka paraqitur pranë ambasadës italiane në Tiranë për të kërkuar nisjen e procedurave të njohjes apo njësimit të diplomës famëkeqe shqiptare të Renzo Boss-it.

Luan Rama tha që Ilir Meta don të bëhet President? Jo, nuk duket se tha këtë

Postuar në 11 Maj, 2012 10:10

Agjencitë e lajmeve online janë kapur pas një deklarate të shkujdesur e jo fort pretencioze  (Apo është e kundërta? Mos e dhëntë Zoti!) të Luan Ramës, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, në një konferencë për shtypin, dhe kanë dalë me titullin: Ilir Meta, kandidat i mundshëm për President. Saktësisht ai, i pyetur nëse Meta mund të ish një kandidat presidencial, ka thënë (marrë nga Panorama): “Pse jo?

Greqia, pak shanse për marrëveshje, preferohen zgjedhjet

Postuar në 11 Maj, 2012 07:54

Zhvillime historike janë duke ndodhur aktualisht në skenën politike të fqinjit tonë jugor, ku nga njëra anë është kërcënimi i evropianëve për nxjerrje të Greqisë nga euro në rast të shmangies nga reformat dhe nga ana tjetër, domosdoshmëria për gjetjet e një marrëveshje për krijimin e një mazhorance qeverisëse. Radhën për të bërë qeverinë e ka PASOK tani. Marrëveshja është tepër e vështirë me parti që nuk duan njëra-tjetrën në koalicion por edhe me të tilla që duan zgjedhjeve të tjera siç janë radikalët e majtë të SYRIZA me shpresën se do të dalin më mirë.

Berisha gjen “fajtorët” për gjendjen e sistemit shëndetësor

Postuar në 11 Maj, 2012 06:35

Mungesë ilaçesh dhe mjetesh të tjera shërbimi elementare (aq sa edhe pambukun duhet të shkosh ta blesh vetë), infrastrukturë përtokë, shërbim që jo në pak raste lë për të dëshiruar, kjo është panorama me të cilën përballen shpesh qytetarët që iu bie rruga nga spitalet.

Ben Blushi ‘bekon’ riafrimin PS-LSI

Postuar në 11 Maj, 2012 05:08

Pritej qëndrimi i Blushit lidhur me riafrimin mes Ramës e Metës (në terma politikë, mes PS-së e LSI-së), por me sa duket ky riafrim nuk është bërë pa ok-in e tij. Por edhe nëse nuk i është marrë ok-i, ai e jep ok-in aposteriori. Mbrëmë, ndërsa Rama ka qenë në TV Klan për të folur për këtë çështje, Blushi ka qenë në UTV për ta mbrojtur e justifikuar si sjellje politike.

E enjtja dhe e premtja, ditët televizive ‘bombë’

Postuar në 11 Maj, 2012 04:43

Në shumë vende të Europës, dita e enjte në intervalin 21.00-24.00 është bombë në pikëpamje televizive (transmetohen rëndom talk-show të natyrës socio-politike). Dhe kuptohet pse. Është mesi i javës, dmth dita kur kurba e aktivitetit human, kuptohet dhe politik, arrin pikun përpara se të vijë fundjava, dhe kur nuk ka veprimtari të tjera që kërkojnë mbulim televiziv live (sidozot, ndeshje futbolli). Dhe në Shqipëri është bombë, gjithashtu.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme