Meta: Luan Rama është një kandidat më i përshtatshëm se unë për President të Republikës

Në një shënim të djeshëm (http://www.respublica.al/artikuj/2012/5/11/luan-rama-tha-qe-ilir-meta-don-te-behet-president-jo-nuk-duket-se-tha-kete ) ngritëm pyetjen “Luan Rama tha që Ilir Meta don të bëhet President?” dhe përgjigjia që dhamë ishte “Jo, nuk duket se tha këtë”. Agjensitë e lajmeve e TV-të dje dhe gazetat sot kishin si lajm kryesor kandidaturën e Metës për President të Republikës, bazuar në një përgjigje që Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së i dha pyetjes së një gazetari gjatë një konference shtypi. I pyetur nëse Meta mund të ish një kandidat presidencial, ai u përgjigj: “Pse jo? Ligji dhe kushtetuta parashikon kriteret se kush mund të jetë kandidat dhe LSI-ja nuk e përjashton veten që të kontribuojë në të mirë të realizimit të zgjedhjes së një presidenti konsesua; pastaj çështja e emrit do të përzgjidhet nga forumet”.
Ne ishim të opinionit se, nëse gazetari nuk është porositur për ta bërë atë pyetje, përgjigja është korrekte dhe pa atë mesazhin që kanë kapur agjencitë informative. Për ta verifikuar këtë gjë ne kontaktuam drejtpërdrejt Ilir Metën dhe i bëmë këtë pyetje: “A mund të na konfirmoni për Respublica.al nese ju do të jeni kandidat për President të Republikës?” Dhe ai u përgjigj: “Mund t’ju konfirmoj se Luan Rama është një kandidat më i përshtatshëm (se unë) për President të Republikës”
E.Zaloshnja
Comments
"Tobe stragurullah",

"Tobe stragurullah", president nga LSI-ja! O zot na mbaj mendjen.

Ilir Meta ju paska kthyer

Ilir Meta ju paska kthyer pergjigje, bravo.

Me interesante lehja e Luan

Me interesante lehja e Luan Rames. Sa e don qeni te zotin. Po kaq poshte ke rene o Luan Rama? Po kaq lart eshte ngritur servilizmi ne Shqiperine e Sorrave, me falni, shqiponjave?

Add new comment