PDUI-ja kërkon më shumë nga Berisha

Duket se negociatat për votat të cilat do të nxirrnin një president të djathtë do të përfshijnë edhe koncesione të tjera në qeverisje. Kreu i PDUI-së, Shpëtim Idrizi, parti e cila mbështet me dy deputetë mazhorancën, nuk kurseu mbrëmë pakënaqësitë për postet që i janë dhënë deri më tani kësaj force politike duke theksuar se meritojnë më shumë. Frazat janë të qarta dhe kuptimplota: "PDIU kërkon një ministër, dy zëvendësministra dhe ca drejtori të tjera përveç atyre që ka marrë deri më tani. “Pasi mbaruan zgjedhjet kemi dizajnuar një marrëveshje që ka të bëjë me 4 zv.ministra. Kemi marrë deri tani 3 drejtori dhe po diskutojmë edhe për 2-3 drejtori të tjera.... Ne nuk e kemi kondicionuar qëndrimin tonë në mazhorancë me postin e zv.ministrit....Nga mënyra se si po ecën marrëveshja nuk jemi të kënaqur, mund të ecte me shpejtësi më të madhe”, - ishin disa nga frazat e tij gjatë intervistës në emisionin Debat.
Më poshtë, Idrizi ka shprehur hapur kërkesën se PDIU-së i takon edhe një post ministri duke nisur nga votat që ka në Kuvend. Në këtë linjë, PDIU e krahason veten me PR-në, e cila me vetëm një deputet gëzon një post ministri por edhe disa zv.ministra. “Kur fola për një ministër tonin, ai na takon, nuk i marrim ndonjë gjë të tjerëve. Numri i deputetëve tregon se PDIU-së i takon një post ministri”, - vijoi ai. Aktualisht, PDIU ka dy zv.ministra përfshi edhe disa drejtori, siç është Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor (patentat) apo Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
S.E.
Comments
Ne rastin me te keq duhet
<p>Ne rastin me te keq duhet edhe nje vit per zgjedhje te pergjithshme dhe ne rastin me te mire duhen rreth 6 muaj. Ky bolja ka tre vjet qe mban qeverine ne kembe dhe tani kujtohet te kerkoje ministri. Rri ne qeveri me dy deputete dhe drejtora kabinetesh.</p>
ku te le greku ty te hysh ne
<p>ku te le greku ty te hysh ne qeveri ore derdimen?</p>
"...ai na takon, nuk i marrim
<p>"...ai na takon, nuk i marrim ndonjë gjë të tjerëve..." ...Z.Idrizi, duhet me fol pak me 'burokratisht' more zoteri pse kshu duket si tregti mallrash t'lira...Shifni si flet zedhenesi njerit e tjetrit, Rama, Meta, pjesa m'e madhe medies etj etj? Ato s'i kupton kush, po c'rendsi ka?</p>
Add new comment