Arkiv-Lajme
Emrat e deputetëve të diplomuar te Kristali
Gazeta “IDEA”, një botim i studentëve dhe pedagogëve të gazetarisë me mbështetjen e fondacionit “Për një shoqëri të hapur”, ka bërë një investigim (s’është dhe aq e vështirë, pasi mjafton të futesh në sitin e Kuvendit; por duhet çmuar fakti që u ka shkuar mendja), nga i cili ka rezultuar se pesë deputetë shqiptarë janë diplomuar nëUniversitetin Kristal. Është fjala për diploma të freskëta, që ata i kanë marrë pasi kanë marrë mandatin e deputetit. Diplomat, që të pesta, janë të së njëjtës fushë a lëndë akademike; janë diploma të juridikut.
Debati Rama-Fevziu: Barazim në pjesën e parë, fitore e Ramës në të dytën
Intervista që dha mbrëmë Edi Rama në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, që në fillim të saj, u kthye në një debat të mirfilltë mes të dyve. Fevziu, në vend që të rrinte në rolin e intervistuesit, bëri rolin e debatuesit, duke sjellë kundërargumente, shpesh të gjata, pas çdo argumenti të Ramës. Dhe ky i fundit e pranoi me kënaqësi këtë kthesë që mori intervista, duke i thënë Fevziut se ai përfaqësonte në studio klanin e kryeministrit (një lojë fjalësh kjo dhe me emrin e stacionit televiziv ku po bëhej biseda).
Juristi Mark Nika, i ungji i Aleksit: Gjaku i Aleksit nuk bëhet ujë
Mark Nika, i ungji i Aleks Nikës të vrarë nga Garda e Republikës më 21 janar 2011 ka shkruar një artikull në formë letre publike, të cilin e shoqëron me shënimin “në vëmendje të Stefan Fule-s dhe të Alexander Arvizu-së”. Argumenti është ai që merret me mend: hetimi dhe gjykimi i asaj ngjarjeje. Në një moment të letrës, i dëshpëruar prej lojrave e takimeve politike që, sipas tij, mund të kenë për pasojë (edhe pa e pasur qëllim) sabotimin e gjykimit dhe favorizimin e autorëve të atij krimi, ai i dorëzzohet një pulsioni vetgjyqësie.
Anila & Eva e çojnë në Gjykatë Florenc Hoxhën
Ju kujtohet lajmi që kish për personazh Florenc Hoxhën, drejtor i Policisë Bashkiake, i cili – kështu thosh lajmi – ushtroi dhunë më 6 shtator 2011 ndaj dy punonjësve ‘socialiste’ të Bashkisë? Tani ajo çështje, falë këmbënguljes së dy grave-viktima të dhunës së tij, ka kaluar për gjykim. Ja ç’thonë Anila & Eva në një njoftim të tyrin: “Më në fund, prokuroria pas disa muajsh hetime konkludoi se provat që ne paraqitëm për dhunën e ushtruar përbënin shkelje ligjore, prandaj dosja iu përcoll Gjykatës së Tiranës. Me gjithë përpjekjet që u bënë nga ana e drejtorit të Policisë Bashkiake, z.
Qeveria mundohet të mbulojë diellin e borxhit me shoshë
Ju kujtohet blerja e Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë dy vjet më parë? Banka e bleu atë godinë nga qeveria për 30 milionë euro atëherë dhe ende nuk e ka vënë në shfrytëzim. Ndërsa qeveria i përdori me vrull eurot që mori e që i duheshin për të maskuar nevojën për rritjen e borxhit publik. Një tranzaksion i ngjashëm është kryer përsëri këto ditë. Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime e Tiranës ka blerë për rreth 15 milion euro, hidrocentralin e Lana-Bregasit, i cili ishte në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës.
Berisha në botimin e vjetër: Do mbështes një personalitet të PD-së
Që Fatos Nano nuk ka marrë atë që priste nga Sali Berisha, kjo u mor vesh në orën 15.10, kur ai doli më shpejt se sa pritej nga takimi, dhe kur iku pa u takuar me gazetarët. Por në njoftimin e dalë nga kryeministria lidhur me këtë takim (është një njoftim më i gjatë se sa duhej), të bën përshtypje qëndrimi i Berishës; qëndrimi i Berishës, jo ndaj Nanos, por ndaj momentit presidencial.
Tv Klani humb audiencë me lajmet dhe e rekuperon me ‘Ezelin’
Futuni në sitin e TV klanit, gjeni emërtimin Ezel, click-oni mbi të, dhe do të lexoni: “Seriali dramatik turk më i ndjekur i të gjitha kohërave”. Pastaj pak më poshtë: “Premierë absolute & ekskluzive”. Pastaj: “Një takim mbresëlënës për dashurinë dhe hakmarrjen”. Pastaj: “Seriali turk më i shikuar i momentit”. Dhe më tej një paragraf më përshkrues: “Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq; Ezel, një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhëtisë dhe hakmarrjes, dhe tani… një fenomen televiziv; me miliona shikues në mbarë globin.
Haradinaj mbërrin në Kosovë: AAK-ja gazetarëve: ju lutemi t’mos e filmoni!
Ramush Haradinaj do të qëndrojë i lirë në shtëpinë e vet në pritje të verdiktit përfundimtar që do të jepet muajt e verës. Derri atëherë nuk i lejhet të bëjë jetë publike. Ai ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, por në kundërshtim me atë që mendohej, nuk vihet re ndonjë interes popullor jashtë aeroportit. Janë disa dhjetra qytetarë, sipas Express-it. Por ka interes mediatik, megjithatë.
Sokol Balla pickon Arjan Çanin dhe … Baton ‘Hagjiun’
Në një shkrim të tijin për Mapon, Sokol Balla i njeh Fatos Nanos, kandidatit të vetshpallur presidencial, meritën e një katalizatori të debatit e të dialogut mes palëve, që rëndom mungon këtyre anëve. Nuk është se flet për shanse të mëdha, që Nano të bëhet President, por lë të kuptohet se kuturisja e tij e ka kryer funksionin e vet: ka vënë në lëvizje politikën shqiptare.
Gazeta italiane Libero: Diplomat e Kristalit shkëmbehen me oris, dele, sheqer, …
Në gazetën Shqiptare sillet një raportim nga Shqipëria i një gazetari të së përditshmes italiane Libero, dhe mes të tjerash shkruhet (tek-tuk po e perifrazojmë):
“Gazeta ‘Libero’ në Itali ka nisur në Shqipëri gazetarin Leonardo Piccini që, në bashkëpunim me Alket Aliun, drejtorin e të përjavshmes ‘Investigim’, janë vënë në ndjekje të gjurmëve akadmeike të Renzo Bossit, djalit të ish-kreut të Lega Nord. “Në Universitetin Kristal diplomat shkëmbeheshin me oriz ose bagëti”, shkruajnë ata.