Juristi Mark Nika, i ungji i Aleksit: Gjaku i Aleksit nuk bëhet ujë

Mark Nika, i ungji i Aleks Nikës të vrarë nga Garda e Republikës më 21 janar 2011 ka shkruar një artikull në formë letre publike, të cilin e shoqëron me shënimin “në vëmendje të Stefan Fule-s dhe të Alexander Arvizu-së”. Argumenti është ai që merret me mend: hetimi dhe gjykimi i asaj ngjarjeje. Në një moment të letrës, i dëshpëruar prej lojrave e takimeve politike që, sipas tij, mund të kenë për pasojë (edhe pa e pasur qëllim) sabotimin e gjykimit dhe favorizimin e autorëve të atij krimi, ai i dorëzzohet një pulsioni vetgjyqësie. Ja çfarë shkruan ai: “Ne kemi pritur e vazhdojmë të presim drejtësinë. Por e përsërisim para publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, se nuk do të lejojmë që gjaku i Aleksit të bëhet ujë. Personat që kanë marrë përsipër barrën e ekzekutimit të Aleksit me shokë dhe ata që kanë marrë përsipër barrën prishjes së filmimeve dhe provave të tjera të krimit, me shpresë se do të mbrohen nga urdhëruesit e tyre, duhet ta dinë se janë dyfish në hakun e atyre që humbën jetën.”
Vetgjyqësinë e sheh si ultima ratio në rrethanat, kur fajtorët kanë mbrojtjen e atyre që kanë pushtet; apo kur janë vetë pushteti. Dhe nuk është hera e parë që ai e bën këtë.
Re.Pu.
Add new comment