Arkiv-Lajme

Detaje anektodike nga xhirimi i fimit ‘Udha e shkronjave’

Postuar në 07 Maj, 2012 03:51

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, regjizori Vladimir Prifti rrëfen disa detaje anektodike që kanë lidhje me procesin e xhirimit të filmit ‘Udha e Shkronjave’ që, siç dihet, është ngritur mbi një tregim të Dhimitër Shuteriqit me titull ‘Buka dhe thika’ dhe vërtitet rreth jetës së personazhit historik Dhaskal Todri.

Dashamir Shehi: FRD-ja është një parti për t’u provuar; por unë s’bëj aleancë me të

Postuar në 07 Maj, 2012 03:27

Dashamir Shehi bën pjesë tek ata shqiptarë, që nuk kanë mendim të mirë për Frymën e Re Demokratike. Më saktë, nuk ndihet i frymëzuar prej saj.”Kjo parti është në hapat e parë, e do ta shohim vitin e ardhshëm se sa vlen. Por më çudit një gjë. Kanë 5 ditë që janë krijuar, dhe sillen sikur shqiptarët po u shkojnë nga pas prej 15 vitesh”, thotë ai në një intervistë për GSH-në, duke saktësuar më poshtë për të disatën herë se “nuk ka asnjë shans që LZHK-ja të bëjë aleancë me këtë forcë politike”.

Tërmet politik në Greqi; Demokracia e Re del dobët; PASOK-u del në vend të tretë

Postuar në 06 Maj, 2012 13:25

Zgjedhjet në Greqi kanë tronditur skenën politike dhe kanë bërë të afirmohen frikshëm forca të reja. Sondazhet thonë se votuesit kanë penalizuar fort partitë e mëdha, të cilat janë gjykuar si përgjegjëse e fajtore për krizën që ka pllakosur atje e për reformat e austeritetit që po kryhen. Nea Dimokratia e Antonio Samarasit ka marrë 17-20% të votave (e të mendosh se në zgjedhjet e shkuara kish afro 34%). Socialistët e PASOK-ut dalin edhe më keq; ata marrin 14-17%, pavarësisht se në krye kanë patur një lider me kredenciale të mira, që quhet Evangjelos Venizellos.

Presidenti i Francës quhet François Hollande (Fransua Holland)

Postuar në 06 Maj, 2012 13:03

Agjencia France Presse e lëshoi lajmin: Garën në balotazh e ka fituar Hollande. Sondazhet e publikuara në Belgjikë thonë se ai ka fituar 53%, ndërsa Sarkozy-ka ka marrë 47%. Ky lajm në fakt është dhënë qysh në orët e pasdites nga gazeta belge "Le Soir", e cila është informuar nga burime të afërta me Hollande-in. Madje, kjo gazetë është dukur bindëse në momentin që ka publikuar dhe një informacion të rezervuar: Sarkozy kish anuluar festimet e përgatitura në rast të fitores së vet.

Socialistët denoncojnë dhunën e deputetit Sula; por ky i fundit përgënjeshton lajmin

Postuar në 06 Maj, 2012 12:46

Socialistët kanë reaguar lidhur me ngjarjen që kanë raportuar gazetat në ditën e sotme, në qendër të së cilës është Dashnor Sula, deputeti i PD-së, që ka qëlluar me armë si kanosje ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Ka qenë Fidel Ylli ai që ka dalë në një konferencë për shtypin në emër të socialistëve.

Me Renzo Bossi-n “përsëritet” historia; si një farsë

Postuar në 06 Maj, 2012 05:09

Në ndjekje të lajmit mbi diplomën e Kristalit tone në duart e italianit Renzo Bossi, Eugjen Merlika ka gjetur e ka nënvizuar një si paradoks, të cilin ai na e bën me dije qysh në krye të shkrimit të vet me titull Oktavian Augusti dhe Renzo Bossi , të publikuar në Mapo:“Më shumë se dymijë vjet më parë, në Akademinë e qytetit shtet të Apollonisë, në atë “magna urbs et gravis”, siç e quante Ciceroni në Filipiket, studionin filozofinë, retorikën e artet e bukura bijtë e patricëve të Romës. Historia, thoshte Marksi, përsëritet e kthehet në farsë.

Një deputet qëllon me armë për t’iu kanosur gjyqtarëve të ndeshjes; është i njëjti, Dashnor Sula

Postuar në 06 Maj, 2012 04:49

Ka qysh dje që përcillet lajmi se një deputet i PD-së, Dashnor Sula, njëherazi dhe drejtues i lartë i skuadrës së futbollit Shkumbini, ka qëlluar me armë në dhomat e zhveshjes, pranë dhomës së gjyqtarëve të ndeshjes, në shenjë presioni ndaj këtyre të fundit.

Lame, Shkreli, Bejko, etj, në kalanë e Lezhës

Postuar në 06 Maj, 2012 03:48

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka qenë dje në Lezhë. Artan Lame, Artan Shkreli, Lorenc Bejko, Auron Tare, Salvator Gjeçi, etj, i kanë hipur një mikrobuzi, dhe e kanë mbajtur frymën në kalá së pari për të vijuar me protestën kundër “projektit të rijetësimit të kalasë”, dhe së dyti për të rritur ndjeshmërinë e institucioneve ndaj rrëzimit të një pjese të murit të kësaj kalaje.

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit, interesat e bonove të thesarit rriten…

Postuar në 06 Maj, 2012 03:43

Banka e Shqipërisë e ka ulur katër herë normën bazë të interesit gjatë vitit të fundit. Ajo tani është plot 1 pikë përqindje më e ulët se para një viti, duke qëndruar në minimumin historik prej 4.25 për qind. Në kushte normale, kjo ulje e fortë e normës bazë të interesit do të sillte uljen e interesave të kredive private dhe huadhënies publike të bankave. Por asnjëra prej të dyjave s’po ndodh.

Ngjarjet në Preshevë: Pas qeverisë, reagon PS-ja dhe Presidenca

Postuar në 05 Maj, 2012 13:57

Pas Berishës, reagoi dhe PS-ja lidhur me ngjarjet në Preshevë, ku vetë shqiptarët kanë dalë në sheshe me mijra për të protestuar kundër arrestimeve e dhunës arbitrare të forcave serbe të sigurisë (shihni foton që shoqëron këtë shënim).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme