Dashamir Shehi: FRD-ja është një parti për t’u provuar; por unë s’bëj aleancë me të

Postuar në 07 Maj, 2012 03:27

Dashamir Shehi bën pjesë tek ata shqiptarë, që nuk kanë mendim të mirë për Frymën e Re Demokratike. Më saktë, nuk ndihet i frymëzuar prej saj.”Kjo parti është në hapat e parë, e do ta shohim vitin e ardhshëm se sa vlen. Por më çudit një gjë. Kanë 5 ditë që janë krijuar, dhe sillen sikur shqiptarët po u shkojnë nga pas prej 15 vitesh”, thotë ai në një intervistë për GSH-në, duke saktësuar më poshtë për të disatën herë se “nuk ka asnjë shans që LZHK-ja të bëjë aleancë me këtë forcë politike”.

Në të njëjtën intervistë, ai ka një ide të vetën dhe mbi një president jashtë politikës. “Pse jo? Por ky emri jashtë politikës duhet të jetë një burrë me peshë publike (vetëm burrë? Jo grua? Re.Pu.), e duhet të ketë thënë nja dy fjalë për popullin e vet, apo për ekonominë, etj”, shpjegon ai idenë e vet mbi një president jo politik.

Re.Pu.

Comments

Submitted by E.R (not verified) on

<p>Pjesa me interesante e intervistes se zotit Shehi ishte ajo ku ai shfaq dukshem kompleksitetin nga krijimi i FRD-se. Atij po i djeg shume krijimi i kesaj partie sepse ndjen rrezikshmerine e atakimit te mundshem qe kjo parti mund t&#39;i beje elektoratit te vet. Nga kjo vjen edhe argumenti i tij kritik ndaj kesaj partie : &quot;nuk ka kuptim te krijohen gjera te reja pas kaq shume kohesh&quot;. Ky eshte limiti i politikanit mendoj une, qe kur vjen puna tek votat e veta mban qendrime te paprincipta, ose te pakten ne kundershtim me principet e veta qe ka shfaqur rregullisht, dhe me konsistence te admirueshme madje. Zoti Shehi ka qene te pakten qe nga viti 2005 politikani me i qendrueshem ne demaskimin e kastes politike dhe nuk u be asnjehere ne keto kohe pale e njeres kundra tjetres per hir te &quot;votave te lira&quot; apo te ndonje ceshte tjeter me &quot;rendesi kombetare&quot;. Por ja qe kur vjen puna dhe goditet ne &quot;pronesine e vet politike&quot; per zotin Shehi me teper rendesi ka ruajtja e territoreve se principet dhe koherenca.</p>

Submitted by Jari (not verified) on

<p>Po ky eshte trap i teri. &nbsp;S&#39;e kuptoj kush e degjon kete gomar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.