Presidenti i Francës quhet François Hollande (Fransua Holland)

Postuar në 06 Maj, 2012 13:03

Agjencia France Presse e lëshoi lajmin: Garën në balotazh e ka fituar Hollande. Sondazhet e publikuara në Belgjikë thonë se ai ka fituar 53%, ndërsa Sarkozy-ka ka marrë 47%. Ky lajm në fakt është dhënë qysh në orët e pasdites nga gazeta belge "Le Soir", e cila është informuar nga burime të afërta me Hollande-in. Madje, kjo gazetë është dukur bindëse në momentin që ka publikuar dhe një informacion të rezervuar: Sarkozy kish anuluar festimet e përgatitura në rast të fitores së vet.

Ndërkohë, sipas disa agjencive të tjera të sondazhit, që quhen Csa, Tns sofres e Ipsos, Hollande ka marrë 52% kundër 48% të votave të rivalit të tij. Ndërsa vlerësimet e institutit 'Harris interactive' i japin 52,7-53,3% kandidatit socialist.

Shkurt, Presidenti i Francës quhet François Hollande.

E.G.

Comments

Submitted by Ina-N (not verified) on

...Shkurt, (kandidati????!!!!) PRESIDENTI i Frances quhet Francois Hollande.

Submitted by EC (not verified) on

Eshte ora  20.30.

Sarkozi sapo ka mbaruar fjalen e pranimit te humbjes. Po e ndjek ne TV5 Monde. Nuk di frengjisht, por perpiqem qe nga fjalet qe mund te kuptoj (ato qe kane ngjashmeri me ekuivalentet ne italisht apo anglisht) permbajtjen e e fjales se tij. Dhe ndonese nuk arrij te kuptoj fraza e fraza te tera, kater gjera arrita ti kuptoj, dmth qe Sarkozi, nga podiumi i tij "Per nje France te Forte" thote:

1. E para, po, humba, ndonese ngushte! Francezet, tha Sarkozi, folen!

2. E dyta, falenderoj francezet qe me dhane nderin tu sherbej per 6 vjet si president i Frances!

3. E treta, ju garantoj se do vazhdoj dhe ju ftoj edhe ju, ta doni Francen njelloj te forte!

4. E Katerta, do vazhdojme te luftojme per Francen e madhe, te forte, demokratike, ne te cilen une dhe ju besojme!

Vlera e fjales se Sarkozit per shqiptaret? Me sakte, per klasen dhe lidershipin politik shqiptar?

1. Te pranosh humbjen, eshte po aq e rendesishme sa te fituarit! Ka ndodhur ndonjehere kjo ne Shqiperine politike?

2. Atdheu, Kombi, bashkepatriotet, mireqenia dhe e ardhmja e vendit jane fjale me te cilat nje lider demokrat ve ne qender te fjales se tij edhe kur fiton dhe kur humbet! Keni degjuar ndonje lider, ne fjalim fitoreje apo humbjeje, te vere keto gjera ne zemer te fjales se tij?

3. Fjala e lire dhe vullneti i popullit, te lena te shprehen pacenueshem dhe te respektuar pike per pike, jane shume me te rendesishme sesa etja per pushtet e nje individi! Keni pare ne Shqiperi?

Submitted by Tani97 (not verified) on

ne ora 10.00 kishin numeruar 30.000.000 vota! E keni te qarte apo jo? tridhjetemilione vota o njerez! Pershendes Lul Bashen, Edi Ramen dhe Sali Berishen...

Submitted by Tani97 (not verified) on

Saktesojme te dhenat:

zgjedhes ne lista                   46.028.542

votues                                       36.584.399  baraz me 79.48%

abstenues                                  9.444.143  baraz me 20.52%

te shprehur (ne lidhje me numrin e votuesve)  35.883.209 baraz me 98.08%

vota bosh ose nul (ne lidhje me numrin e votuesve)  701190 baraz me 1.92%

Deri ne kete moment (ora 11.00) jane numeruar 95% dhe Francois Hollande eshte perpara me 51.62%.

E kuptoni, o bijte e Skenderbeut, sa keq qe jemi?

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Hollande do mundohet ti mbushe mendjen Merkelit per disa ndryshime ne politikat qe po ndiqen per krizen ne Eurozone. Por duke pas parasysh qe ska asnje lloj eksperience, dhe per me teper duke pasur parasysh pozicionin i dobet te Frances karshi Gjermanise do shtroje bythen si paraardhesi i tij.

Submitted by Tani97 (not verified) on

por nuk me duket se ka shanse per nje te ardhme me te mire. sado qe duket e rende, tregu i lire ngelet e ardhmja me e mire. dhe nuk me duket se  hollande e ka kete aftesi. kam frike se do te beje disa gabime te renda ne sensin ekonomik perpara se ta kuptoje. ai dhe nje pjese e mire e ps-se. ne cdo rast, nuk u merzita per sarkozy-ne. me kishte acaruar nervat qe nga ajo darka e famshme me 6 maj 2007. dhe me vone me Carlen (kopia e shemtuar e michael jackson, pavaresisht se nusja ime vazhdon te kembengule qe i duket shume e mire) dhe qejfet e saja. akoma s'e kam harruar ate dite ne shetitje qe mori djalin e Carlse ne supe, nderkohe qe i tiji (i vogli) s'dihet ku ishte. une jam per kapitalizmin, por jam akoma me shume per familjen patriarkale. dhe femija im vlen mbi ate te dashnores se re :) . e di, pavaresisht qendrimit tim ne France per disa vite, s'jam shume francez.

Pershendetje hapi, dhe me behet qejfi qe ty t'u be qejfi!

Submitted by hapi (not verified) on

Përshëndetje gjithashtu Tani,

E para, te vlerat e familjes jemi njësoj.

Nuk ka dyshime se tregu i lirë është i garantuar në Francë. F.H. nuk është aspak revolucionar.  Por treg i lirë nuk mund të quhen oligopolet që janë organizuar në kohë të Sarkozisë. Të të jap thjesht një shembull nga përvoja ime si inxhinjer IT/SW; sot në Francë, një firmë e vogël ose një profesionist i lirë, për të punuar duhet patjetër të jetë nënkontraktor e firmave të mëdha si IBM, Accenture, CapGemini, Logica, CSC të cilat marrin komision 10-20% të vlerës fillestare të kontratës. Me anë të disa ligjeve të posaçme firmat e mëdha kanë arritur të bllokojnë krejt tregun. Dmth, po nuk pagove 10-20% sekserëve, nuk hyn kurrë në treg për njëmijë arsye.

Nuk më duket se ky është treg i lirë.

Kurse te puna e bankave e firmave financiare është gjë tjetër, sidomos kur vjen puna te fakti se bankat europiane marrin sot borxh pa kufi me 1% te BQE dhe e japin me 5-6% në Spanjë e Itali.

Shëndet e suksese.

Submitted by Tani97 (not verified) on

edhe une kam eksperiencen time, me plot pervoja te veshtira. m'u deshen tre muaj te gjeja profesor per tezen e M2 (ex DEA) ne matematike (Paris VI). Pastaj te njejtat veshtiresi per bursen e doktoratures, te njejtat veshtiresi ne prefekture, etj... Por, nuk besoj se Hollande do te liberalizoje ndonje gje. Ai ben pjese tek nje e majte pothuajse klasike, qe nuk po arrin te "embracer les marches". Nuk eshte se kapitalistet duan te djathten se kane rene ne dashni me te, por thjesht nuk gjejne kurre veten tek e majta (ne cdo rast ke plot milionera te majte, dhe vete franca eshte shembulli i pare). nderhyrjet e te majtes ne ceshtjet publike jane aq te shumta sa s'ia vlen te diskutosh. Por po aq te shumta ishin nderhyrjet e Sarkozy-se per miqte e tij. Prandaj edhe e pesoi.

Duke qene edhe une sot ne zanatin e IT-ive, ndjek me vemendje edhe nderhyrjet qe keta politikanet tane bejne ne fushen tone. Dhe ne vecanti me ka lene goje hapur vendimi i Sarkozy-se vite me pare per te caktuar PDG-ne e FNAC-ut si personi qe duhet te bente projektiligjin kunder piraterise online, ate qe me vone u quajt HADOPI. Zgjedhje "assez singuliere" dhe tej mase e korruptuar. Per te mos folur per ate ceshtjen e djalit te tij...

Ciao!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.