Arkiv-Lajme
Grekët do kenë dhe fashistë në parlament pas 6 majit
Paradoksalisht, për zgjedhjet greke nuk flitet shumë. Dhe të mendosh se ato mbahen këtë të diel, më 6 maj. Kanë qenë zgjedhjet franceze që i kanë eklipsuar? Apo s’ka ngjarje tjetër, pas krizës, për të cilën grekët mund të bien në sy?
Freedom Information Act – ky është emri i reformës ligjore të PS-së në mass-media
Edi Rama e ka emërtuar në mënyrë pretencioze e në stilin amerikan ndërhyrjen ligjore që do të bëjë me të ardhur në pushtet në funksion të përmirësimit të klimës së lirisë së shtypit. “Freedom Information Act” – ky është emri që ai e ka bërë publik në një takim të hapur që ka patur me puntorë e njerëz të mass-media-s. Dhe në qendër të këtij ligji do të jetë mundësimi i “aksesit të menjëhershëm të gazetarëve në çdo dokument zyrtar të çdo dikasteri dhe agjencie shtetërore”.
Spahiu: Berisha bën fushatë me 100 vjetorin e Pavarësisë
Mbledhjet e fundit të qeverisë janë karakterizuar nga fjalime thuajse të përjavshme të Kryeministrit Berisha në lidhje me 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit. Por, Berisha nuk mund të luante në terrenin e Spahiut pa shkaktuar një reagim nga ky i fundit. Kreu i AKZ-së, reagoi sot nga Lushnja duke deklaruar se Berisha po shfrytëzon aktivitetet për 100 vjetorin e Pavarësisë për qëllimet e tij elektorale. “Brukseli do mbërrijë në Tiranë, por çfarë do të ndodhë, ata do vijnë të kërkojnë 12 standarde, por kryeministri Berisha nuk do t’ua japë.
Njeriu i Orbanit zgjidhet President i Hungarisë
Janos Ader, një nga njerzit më të afërt të kryeministrit hungarez Orban, u zgjodh sot President i Hungarisë. Opozita e bojkotoi votimin në parlament, i cili dominohet nga blloku Fidesz-KDNP, të udhëhequr nga Orbani. Ky votim çimenton përfundimisht kursin autoritarist të ndjekur nga Orbani, i cili pati vota të mjaftueshme për të bërë ndryshime kushtetutese sipas midesë së tij. Këto ndryshime u shoqëruan me një reagim të ashpër të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Raporti sekret: Si funksionon “mafia” e kromit në Bulqizë
U desh denoncimi publik i Shemsi Prençit, ish-drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër, në lidhje me aktivitetin mafioz që kryhej në minierat e Bulqizës për të rikthyer vëmendjen e medias në këtë drejtim. “Shekulli” hapet sot me një raport sekret të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Polici, në të cilin zbardhet skema se si funksionon shfrytëzimi i paligjshëm i minierave, jashtë çdo standardi teknik duke sjellë çdo vit viktima nga aksidentet, por edhe nga lufta midis rivalëve jashtë galerive.
Kreshnik Spahiu, i dyti kryetar partie që bën opinionistin
U bë kohë që Edi Rama, kryetari i PS-së, shkruan opinione javore në blogun e tij, të cilat botohen më pas në disa gazeta shqiptare. Shembullin e tij duket se po e ndjek edhe Kreshnik Spahiu, kryetari i Aleancës Kuqezi. Sot ai ka publikuar në gazetën Shqip opinionin e tij të tretë, pas dy opinioneve të botuara në gazetën Tema (në opinionin e sotëm Spahiu shtjellon tezën se Berisha nuk e do realisht integrimin e Shqipërisë në BE, ndërkohë që BE-ja po bën të pamundurën që integrimi të vazhdojë).
Qokat informative dhe raporti i organizatës Freedom House
Është një lajm që gjendet në të gjitha gazetat e sotme. Ka të bëjë me një takim të kryeministrit tonë me disa gazetarë gjermanë. Ja thelbi i lajmit: “Kryeministri ka pritur sot një grup gazetarësh gjermanë, të cilët ndodhen për një vizitë në Shqipëri. Berisha ka bërë një panoramë të ekonomisë së vendit dhe rrugës së saj për përmbushjen e reformave. Duke u ndalur në plotësimin e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE, Berisha u shpreh se integrimi europian mbetet projekti më madhor në këtë shekull.
Lajm i fundit: Vrasin dhe bëjnë rezistencë me armë ndaj policisë
Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm përballë Prokurorisë së Tiranës. Pas një sherri banal të ndodhur brenda në lokalin e natës mes klientëve ka ndërhyrë pronari i lokalit N. Doda, i cili ka mbetur edhe viktimë.
Ndërkohë tre persona të tjerë të përfshirë në përleshje mbetën të plagosur. Ata janë nisur pak minuta pas ngjarjes për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, dy prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë për jetën.
Le Pen të vetëve: Ju bëni ç’të doni; por unë do të abstenoj
Në 1 maj feston dhe Le Pen, udhëheqësja e të djathtës ekstreme në Francë, por jo për solidaritet me punëtorët. Përkundrazi, feston në homazh të Zhan D’Arkës. Me një tubim të madh në Paris. E me këtë rast bëri atë që pritej nga shumë francezë. Deklaroi votën në raundin e dytë. “Do ta dorëzoj të bardhë fletën e votimit. Ndërsa juve do t’ju ftoja të bënit atë që ju thotë ndërgjegja”, u tha ajo mijra mbështetësve të mbledhur në shesh, por dihet tanimë që zemra e saj do donte që secili prej të vetëve të votonte kundër Sarkozy-së.
Ksera: Do vijojmë uljen e papunësisë. Sa mirë! Po si?
Ministri i Punës, Spiro Ksera deklaroi paraditen e sotme se qeveria ka arritur të mos lejojë rritjen e papunësisë, madje mundësoi uljen e saj, ndryshe nga vendet e tjera që u prekën nga kriza. “Shqipëria është nga të paktat shtete të rajonit që ka një ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit. Po t'i referohemi shifrave, nivelin e papunësisë e kemi zvogëluar në masën 13.26 për qind dhe synojmë që në fund të këtij viti kjo të minimizohet në masën 13 për qind”, - tha ai.