Lajm i fundit: Vrasin dhe bëjnë rezistencë me armë ndaj policisë

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm përballë Prokurorisë së Tiranës. Pas një sherri banal të ndodhur brenda në lokalin e natës mes klientëve ka ndërhyrë pronari i lokalit N. Doda, i cili ka mbetur edhe viktimë.
Ndërkohë tre persona të tjerë të përfshirë në përleshje mbetën të plagosur. Ata janë nisur pak minuta pas ngjarjes për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, dy prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë për jetën.
Policia nisi punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se ka shoqëruar një grup të madh personash mes të cilave edhe 6 vajza që ndodheshin në lokal.në Kamëz, forcat e rendit janë kundërshtuar me armë nga një grup personash. 15 prej tyre janë arrestuar nga policia e komisariatit 5 dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Ata kanë ndërhyrë ndaj një grupi personash të armatosur që prej dy javësh bllokonin furgonat që udhëtonin drejt Tiranës tek Bulevardi Blu në Kamëz për të favorizuar linjën e e re te autobusit Kamëz-Tiranë.
Ankesat dhe denoncimet detyruan forcat e policisë të ndërhyjnë për të zhbllokuar situatën, por këta persona bënë rezistencë duke qëlluar me armë në drejtim të bluve të kryeqytetit. Sipas burimeve të policisë është shoqëruar në komisariat edhe pronari i linjës së autobusit Kamëz-Tiranë, Lush Osmani për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.
Top-channel
Add new comment