Qokat informative dhe raporti i organizatës Freedom House

Postuar në 02 Maj, 2012 04:23

Është një lajm që gjendet në të gjitha gazetat e sotme. Ka të bëjë me një takim të kryeministrit tonë me disa gazetarë gjermanë. Ja thelbi i lajmit: “Kryeministri ka pritur sot një grup gazetarësh gjermanë, të cilët ndodhen për një vizitë në Shqipëri. Berisha ka bërë një panoramë të ekonomisë së vendit dhe rrugës së saj për përmbushjen e reformave. Duke u ndalur në plotësimin e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE, Berisha u shpreh se integrimi europian mbetet projekti më madhor në këtë shekull. Duke u ndalur në krizën ekonomike në eurozonë, Berisha ka ritheksuar para gazetarëve gjermanë, se falë reformave të ndërmarra, ekonomia shqiptare arriti t`i rezistojë krizës më të rëndë ekonomike dhe financiare që Europa e bota kanë njohur.”

Është lajm ky? I thotë gjë publikut? Të gjithë gazetarët e dinë që s’është lajm, ashtu si nuk janë lajm anëtarësimet e reja në partinë socialiste, aktivitetet e LSI-së në qytete të ndryshme të Shqipërisë, etj. Fakti që jepen, do të thotë se pronarët kanë interes të bëjnë qoka. Dhe kur Freedom House flet për përkeqësim të lirisë në media, me siguri ka parasysh dhe këtë gjë.

M.N.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Nuk i di se si i ka shpetuar ResPublica-s, qe Berisha u tregoi gazetareve gjermane sesi ne shqiptaret e presim ujin me thike ! Dhe ata pastaj do te shkojne ne Gjermani e do te mbushin rreshta e rreshta te tera me &#39;risine&#39; shqiptare ! Krenari !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.