Ksera: Do vijojmë uljen e papunësisë. Sa mirë! Po si?

Ministri i Punës, Spiro Ksera deklaroi paraditen e sotme se qeveria ka arritur të mos lejojë rritjen e papunësisë, madje mundësoi uljen e saj, ndryshe nga vendet e tjera që u prekën nga kriza. “Shqipëria është nga të paktat shtete të rajonit që ka një ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit. Po t'i referohemi shifrave, nivelin e papunësisë e kemi zvogëluar në masën 13.26 për qind dhe synojmë që në fund të këtij viti kjo të minimizohet në masën 13 për qind”, - tha ai. Deklaratë e nxitur nga konteksti apo jo (u bë gjatë hapjes së Panairit të Punës), duket se ajo është paksa e nxituar në realitetin e sotëm, referuar edhe shifrave zyrtare.
Sa gjasa ka ulja e mëtejshme e papunësisë (kur 2011-a u mbyll me rritje) dhe ku do të bazohet ajo? Ndërtimi ka qenë një ndër sektorët me numrin e të punësuarve më të madh në vend. Sot deklarohet në krizë, ndërsa INSTAT raporton për një tkurrje prej më shumë se 20 për qind të tij që prej vitit 2009. Ndërtuesit i janë përgjigjur kësaj situate duke ulur pagat dhe duke shkurtuar stafin.
Vijmë tek fasoni, i cili deklarohet të ketë punësuar rreth 100 mijë persona. Eksporti i tekstileve pësoi një rënie prej 500 milionë lekë në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhuesit deklarojnë se kanë shkurtuar punonjësit (http://respublica.al/artikuj/2012/4/27/bie-eksporti-i-tekstileve-sektori-shkurtoi-25-te-punonjesve). Industria ndërkohë, u paraqit me rënie gjatë fundit të 2011-ës krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sektori publik nga ana tjetër e ka të përcaktuar me ligj në buxhetin e shtetit që të mos kalojë numrin prej rreth 89 mijë personash të punësuar në të, pra nuk mund të hapë vende të reja pune. Në fund të 2011-ës, Shqipëria e mbylli vitin me 868 të papunë të rinj sipas INSTAT, ndërsa treguesi i papunësisë arriti në 13.29 për qind nga 13.26 për qind që ishte në fund të qershorit 2011.
S.E.
Comments
Këtu e përtej duket

Këtu e përtej duket mashtruesi. Edhe vetë ai, Ksera, e di që gënjen, por meraku i tij për kolltukun, e shtyn të zhytet deri në grykë në të pëgëra. Nuk ka nevojë kurkush të mundohet të zbulojë se ku, në ç'sektor do hapen frontet e reja të punësimit. Në këto 10 vjetët e fundit, kanë trajtuar si punësime të reja, ato mosha që hyjnë në produktivitet, që banojnë në fshat, që i quajnë fermerë, por në të vërtetë janë ca bujq ose blegtorë të mjerë, që në mos e shtyfshin këtu jetën në mjerim, do orvaten të ikin në emigracion.

Piloja duhet marre ne ndjekje

Piloja duhet marre ne ndjekje penale per mashtrim per shkak te detyres.

Mos fajsoni Kseren per

Mos fajsoni Kseren per statistikat e dhena. I kam marr nga INSTAT; por as ky i fundit nuk duhet fajsuar pasi rezultati varet nga metodologjia e perdorur. I bie, ke te fajsojme? Asnjerin!!!

Ky blog ka nje staticien, i cili eshte lodhur duke na dhene statistika e interpretime rezultatesh. Pra, po i drejtohem Zaloshnjes per nje interpretim te mundshesm se pse niveli zyrtar i papunesise ne Shqiperi eshte 13.6% (sepse diku aty afer eshte edhe nga statistika te tjera) !!!!!!

Sa per sqarim, po i drejtohem Zaloshnjes pasi ai eshte ekip i ketij blog-u, dhe zberthimi nga ana e tij mund te jete me i besueshem dhe te lexohet nga me shume persona sesa nje zberthim i dhene ne nje koment.

Me respekt,

Ina

ministri i punes kur premton

ministri i punes kur premton qe ka politika per rritjen e punesimit duhet te informoje: 1 rritje ne punesim ne administraten publike me zera Kaq ministria e arsimit, kaq mbrojta, kaq ministria e brendshme, kaq shendetsia etj. 2 Rritja ne sektorin privat per shkak te rritjes ekonomike ose politikave X te qeverise pritet te jete Y.

nqs shifra e atyre qe jane fatlume dhe gjejne nje pune eshte me e madhe se numri i atyre qe hyjne ne tregun e punes per shkak te moshes etj eshte pozitiv atehere rritja do jete kaq. Piloja duhet te kete dhe nderin te na thote nje shifer te pages mesatare ne Shqiperi qe te njekim qrafikun ne vite dhe se si kjo shkon me inflacionin.

pastaj instti ben verifikimin ne menyren e tij.

Paguajme me taksat tona nje ministri qe nuk ben asgje dhe kur ministri mashtron popullin duhet futur ne burg. ky eshte standarti qe duhet krijuar sepse keta nuk kane moral qe kur nuk bejne asgje te japin doreheqjen.

Po ja, sic do krijonte Edi

Po ja, sic do krijonte Edi 300 mije vende pune. Do merrte vezet, i grinte, merrte mishin, e grinte .... dhe.... hop dilnin 300 mije vend pune. Njesoj dhe ky tjetri.

Te punesuar te shkretet

Te punesuar te shkretet fasone me 15000 leke ne muaj ,,aboneja,sa ngelen ,puno kot mos rri kot.

Add new comment