Kreshnik Spahiu, i dyti kryetar partie që bën opinionistin

Postuar në 02 Maj, 2012 04:45

U bë kohë që Edi Rama, kryetari i PS-së, shkruan opinione javore në blogun e tij, të cilat botohen më pas në disa gazeta shqiptare. Shembullin e tij duket se po e ndjek edhe Kreshnik Spahiu, kryetari  i Aleancës Kuqezi. Sot ai ka publikuar në gazetën Shqip opinionin e tij të tretë, pas dy opinioneve të botuara në gazetën Tema (në opinionin e sotëm Spahiu shtjellon tezën se Berisha nuk e do realisht integrimin e Shqipërisë në BE, ndërkohë që BE-ja po bën të pamundurën që integrimi të vazhdojë). Ky fenomen i ri për politikën shqiptare ka patur kritikët e tij, të cilët kanë pretenduar se një udhëheqës politik nuk duhet të merret me shkrime por me aksione konkrete. Ne të faqes Respublica.al, përkundrazi, e kemi inkurajuar këtë inisiativë mediatike të Ramës (të ndjekur së fundmi nga Spahiu). Në kushtet e Shqipërisë, ku Kryeministri reciton çdo javë drejtëpërdrejt në televizion dy editorialë të tij (një në mbledhjen e qeverisë dhe një në mbledhjen e grupit parlamentar), zëri i udhëheqësve të opozitës është i nënpërfaqësuar. Publikimi i opinioneve të tyre në disa gazeta krijon, përveç të tjerash, një farë balance, sado të vogël, në këtë zhbalancim të dhënies së mesazheve publike nga aktorët kryesorë të politikës shqiptare.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Kur japin mesazhe, hallall, le te behen dhe kolumnista, por c&#39;te besh kur te japin vetem llafe per kafe, madje per kafe me gjym. Po t&#39;i sitesh keto te Spahiut, jo me site por me shoshe, nuk bie &#39;miell as per maja&#39; . Nejse, taktike e tij...</p>

Submitted by shota (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp;Mire beri Spahiu qe shtoi dhe Bashkurtin se&nbsp; i ndajne bashke fjalimet, por mos ngaterrohen dhe thone pa dashje te njeri tjetrit. Kujdes Spahi se ai i ka nga te Ramizit dhe se mos i thua ti, pastaj&nbsp;na iku&nbsp;kuq e zi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.