Arkiv-Lajme
Nesër ankandi i bonove, në provë besimi tek qeveria
Banka e Shqipërisë do të organizojë nesër për llogari të qeverisë ankandin e radhës të bonove të thesarit për sigurimin e një borxhi prej 8.6 miliardë lekë nëpërmjet bonove me afat maturimi 12 mujor dhe 3.8 miliardë lekë nëpërmjet bonove tre mujore.
Ndryshim i sistemit zgjedhor? AK: Mos u gënjeni nga autografët!
Pasi kryetarët e dy partive të mëdha, PS dhe PD, firmosën deklaratën e 26 partive për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Paskal Milo, njëri nga bashkëhartuesit e saj, e quajti një sukses të madh faktin që kaq shumë parti shqiptare, duke përfshirë edhe dy të mëdhatë ranë dakord për të bërë një ndryshim kaq të rëndësishëm të rregullave të lojës demokratike. Por një fjali me dy kuptime e Berishës në një intervistë te Zëri i Amerikës (ai tha se formula e zbatimit të sistemit rajonal zgjedhor është dicka që duhet diskutuar nga matematicienët) e lëkundi pak entuziazmin e Milos.
Pagat e referencës, Bode: Ja pse s’na duhen më
Qeveria kishte lajmëruar më parë se do të hiqte pagat e referencës pesë vjet pas aplikimit të tyre duke rritur asokohe ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit, ndërsa tani po ndërmerr hapa konkret për tërheqje. Nisur edhe nga ajo që ka shkruar Ministria e Financave në VKM-në për heqjen dorë nga pagat e referencës, nuk bëhet fjalë për një tërheqje nga dështimi, por pas suksesit të arritur.
Nano versus Berisha, sipas Moisiut
Kush është Fatos Nano në raport me Sali Berishën, dhe anasjelltas? Kjo pyetje i është bërë ish presidentit të Republikës, Alfred Moisiut, dhe në përgjigjen e tij i quan të dy konfliktualë me institucionet, por me një dallim. Cili është dallimi? Ja se çfarë thotë ai për shqiptaren.com, i intervistuar nga Jakin Marena: “Nano ishte më i sofistikuar dhe më i kujdesshëm. Kur [donte të sulmonte Presidentin], ai e bënte nën rrogoz, në një mënyrë më të stërholluar. Nxirrte zv.ministra, apo ministra, që ta bënin këtë gjë. Problemet kontradiktore që kisha me Nanon rrallë bëheshin publike.
Jelko Kacin: Politikanët shqiptarë janë démodé
Të krijohet përshtypja se zgjedhja e një Presidenti non-partisan është shtuar në listën e 12 kërkesave të BE-së. Madje, nuk duket se është thjesht kërkesa e 13-të. Momentalisht duket se është kërkesa nr.1 . Nga të gjitha anët po dëgjohet apeli që i drejtohet Tiranës për një President mbi palët.
"Policia bashkëpunon me krimin e organizuar"
Policia e Shtetit nuk lufton krimin e organizuar që është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Ka shumë raste që hetimet ndaj grupeve kriminale në vend, jo vetëm që janë zvarritur, por ekzistojnë dyshime të forta për dekonspirimin e operacioneve nga forcat e policisë. Akuza e rëndë është ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila nëpërmjet letërkëmbimeve me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ka shprehur shqetësimin për rezultatet e dobëta të luftës kundër krimit të organizuar si dhe komprometimin e strukturave të policisë.
Shpresa për rritjen e konsumit?
Në mesin e kësaj jave, guvernatori i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi se ecuria e konsumit të brendshëm do të jetë përcaktuese për rritjen ekonomike. Mesazhi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është i qartë. Rrethanat ndërkombëtare janë ndëshkuese për ekonominë dhe shpresa e vetme për të mbajtur një rritje ekonomike të kënaqshme, edhe këtë vit, së paku deri tani, mbetet rritja e shpenzimeve nga publiku shqiptar. Por a do të kemi këtë shans? Shifrat zyrtare thone ende jo.
Kthesa presidenciale e Berishës vjen nga Washingtoni
Berisha tha nga SHBA-të se do të ketë konsultime me opozitën lidhur me zgjedhjen e Presidentit. Për muaj e muaj të tërë ka deklaruar qartë e prerë se President do të zgjidhet një nga eksponentët e PD-së (madje duke shtuar më se njëherë dhe deklaratën idiotike: socialistët po të duan konsensus, le të votojnë për kandidatin tonë), dhe ja ku është i njëjti njeri që fare pa të keq bën të vetën tezën e konsultimeve me opozitën. Ky është lajm i mirë, pasi këtë gjë kërkonim. Puna është që mund t’na i kish kursyer gjithë këtë debat gati një vjeçar.
Ardian Klosit iu dha lamtumira e fundit; e përcollën miq e të afërm
Dy orë zgjatën homazhet pranë trupit të Ardian Klosit në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare. Më pas të gjithë u nisën drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet Klosi për jetë. Në momentin e lamtumirës ishin mbledhur miq, të njohur e të afërm të tij. Binin në sy njerëz të artit, të shtypit, të kulturës, të politikës, por edhe të tjerë që Danin s’e kanë takuar kurrë në jetën e tyre.
Gary Q. Kokalari: Vatra që nderon Berishën nuk është Vatra e Fan Nolit
Gary Q. Kokalari ka shkruar diçka për shtypin shqiptar lidhur me banketin e organizuar nga Vatra, ku i ftuar nderi është Sali Berisha. Ja një pjesë e shkrimit: