Gary Q. Kokalari: Vatra që nderon Berishën nuk është Vatra e Fan Nolit

Gary Q. Kokalari ka shkruar diçka për shtypin shqiptar lidhur me banketin e organizuar nga Vatra, ku i ftuar nderi është Sali Berisha. Ja një pjesë e shkrimit:
“Duke i njohur burrat e nderuar që dikur drejtonin Vatrën, besoj se ata do ishin mërzitur nga kjo kthesë e ngjarjeve. Jam i sigurt se ata do e shihnin këtë si një festim të zbrazët për shkak se Vatra është bërë fantazmë e vetes së saj, që ndjek profetë falsë. Ajo që është vërtet patetike është se Vatra shkoi të lypë tek Berisha për të paguar për këtë festë dhe Berisha me kënaqësi nënshkroi një çek me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ai pa asnjë dyshim do e përdorë këtë ngjarje për të promovuar veten si pasardhësi i Fan Nolit.
Fan Noli është përgjegjës për fjalët “Nëna mos keni frikë, se keni djemtë në Amerikë”. Nëse Noli do të ngrihej nga varri për të marrë pjesë në banketin e Vatrës për 100 vjetorin dhe do të dëshmonte nderimet për Sali Berisha, do tundte kokën nga neveria e do thoshte: “Nëna, [duhet të] keni frikë, sepse me miq si këta, nuk kemi nevojë për armiq”.”
Re.Pu.
Comments
Kokalari-t si duket i eshte

Kokalari-t si duket i eshte prishur ndonje pazar i madh nga Sali-u dhe Sali-u se ka mbajtur premtimin.................

patjeter keshtu eshte sepse

patjeter keshtu eshte sepse ndryshe s'ka se si te merzitet Geri e te tjeret me princin tend te ndritur qe po e shpie Shqiperine dhe ty bashke nga fitorja ne fitore.

Lum ne per Vatren qe ka mbi
Lum ne per Vatren qe ka mbi tridhjete vjet qe nuk ben gje tjeter vec percan shqiptaret e Amerikes. E po te shohesh se kush e drejton atehere do mendosh se eshte nje shoqate cingunesh e inatcoresh shterpe, te pazotesh ose te paemer qe ngjajne me jetime shpirterore qe merkojne dicka per te lidhur emrin e tyre. Por kjo DICKA nuk ka te beje aspak me to, pasi breznite e Nolit, Kirkes, Dakos, Konitzes, Nacit, etj nuk kane punuar per atdheun qe shoqata e tyre bashkuese, patriotike, dhe intelektuale te uzurpohet nga muratore dhe deshtake te gazetarise qe bejne sikur shkruajne per ti thene vetes se jane gjalle. E per me keq keta te sotmit, qe numerohen me gishta, perjashtojne nje pjese te madhe te komunitetit per te kenaqur nje te pa yrnek nga atdheu.
Ne se duhej te festohej duhet bere sic ben Malesia ose Kisha e Zojes se Shkodres, nje piknik ku te ftohen mijera. Te ftohen nga Bostoni ne New Orleans aty ku ka pasur e ka vatrane te vertete, e jo sherbetore te Barabait.
Gary Kokalari mund te jete eksentrik e kapricioz, por e do Shqiperine me pasion dhe per kete duhen nderuar fjalet e tij edhe ne se nuk pajtohemi me te.
Vatra do te kete jete te gjate fetem ne se sherben per ate qellim qe ka pas qene krijuar, por kurre si celule ose garniture politike e kujtdo.
Per mendimin tim z.Gary Q.

Per mendimin tim z.Gary Q. Kokalari mund te kete te drejte per ato qe thote sepse . 1) Duhet te dije diçka me shume se ne , sepse jeton ne amerike dhe e njeh me mire Vatren . 2) I sheh dhe i gjykon gjerat me ndryshe nga ne shqiptaret , pra gjykon si amerikan . Me beri pershtypje thenia << Nena [ duhet te ] keni frike , sepse me miq si keta , nuk kemi nevoje per armiq >> .

"Gary Q. Kokalari: Vatra që

"Gary Q. Kokalari: Vatra që nderon Berishën nuk është Vatra e Fan Nolit"

Pse te habitem per kete kur as shqiptaret nuk jane ato te Gjergj Kastriotit !!!

Z. Pal: Mos e len mllefin
Z. Pal: Mos e len mllefin ose pakenaqesine qe ke mbledh tash sa vite me te erresu ose gjymtu gjykimin me shprehje te tilla spekulative e percmuese. Zhgenjimi nuk duhet me te shty ne krahun e mohuesve te races tande.
Do kisha bere nje koment

Do kisha bere nje koment nese dikush do me shpjegonte perse i duhet shkundur pluhuri nje njeriu qe te harruar qe nuk perfaqeson asgje, qe u shkruan te gjitheve dhe nuk i pergjigjet askush ! Me kujtohet filmi i Uliksit - emri im eshte askushi :-)

E çfarë mund të presësh nga

E çfarë mund të presësh nga një shoqatë që në krye duhet të jenë ata që e quajnë veten patriotë si të parët e tyre Shqipëria e S hqiptarëve vdekje tradhëtarëve e çfarë mund të pesësh dhe duhet të mësoheni mos ta shikoni tjetërin se kush është por çfarë thotë dhe në janë të vërteta siç e kamë thënë dhe më parë çrëndësi ka se kush është ky Kokolari por ato që thotë janë të drejta dhe të vërteta e besoj se ku është doktori nuk është pa gjë

Add new comment