Shpresa për rritjen e konsumit?

Në mesin e kësaj jave, guvernatori i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi se ecuria e konsumit të brendshëm do të jetë përcaktuese për rritjen ekonomike. Mesazhi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është i qartë. Rrethanat ndërkombëtare janë ndëshkuese për ekonominë dhe shpresa e vetme për të mbajtur një rritje ekonomike të kënaqshme, edhe këtë vit, së paku deri tani, mbetet rritja e shpenzimeve nga publiku shqiptar. Por a do të kemi këtë shans? Shifrat zyrtare thone ende jo.
Sipas Doganave, importi i mallrave per dy muajt e parë të vitit ka rënë me rreth 22 për qind krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është rezulati më i keq që prej vitit 2008, kur nisi kriza e çmimeve, e cila pasoi me tej në krizen ndërkombetare financiare.
Rënien e konsumit e vertetojnë edhe treguesit fiskalë. Edhe pse çmimet e produkteve ushqimore jane rritur 8 për qind këto katër muajt e fundit sipas Bankës Boterore, të ardhurat në buxhet kanë rënë. Treguesi më domethënës është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Sipas Ministrisë së Financave, nga kjo takse gjatë tre muajve te parë janë mbledhur 5.2 për qind më pak të ardhura, sesa parashikimet dhe vetëm 0.8 per qind me shumë se një vit më parë, duke qene rezultati më i keq qe nga viti 2002.
Ndërkohe edhe nga sektori 'Banka', treguesit thone se kredia është shtrenguar dhe se depozitat e qytetarëve tentojne te jene afatgjate çka edhe sipas Bankes se Shqipërise tregon se qytetaret kane prirje per te konsumuar me pak.
Këta treguesit të bashkangjitur me paralajmerin e Bankes Boteroe se bota po i drejtohe nje krize te trete te çmimeve te larta deshmojne se se paku deri tani varka e shpetimit per rritjen e ekonomise përmes rritjes se konsumit te brendshem, po fut ujë.
Top-Channel
Comments
nuk eshte konsumi qe siguron

nuk eshte konsumi qe siguron rritje aftagjate ekonomike, por jane investimet...Top-it i duhet nje ekonomist i mire qe te mbuloje ekonomine...

E sakte Stela. Eshte kultura

E sakte Stela. Eshte kultura e konsumit dhe e borxhit ajo qe e coi gjendjen financiare ne kete pike. Nje rritje e qendrueshme vjen vetem nepermjet investimeve kapitale ne prodhimin e produkteve reale, dhe padyshim investimeve ne kapitalin human. Jo vetem Topi, por cdo media ne Shqiperi ka mungese te analisteve te mirefillte te ekonomise. I respektoj mendjet e vjetra, por kane mbetur me te vjetren fatkeqesisht dhe nuk shkojne dot pertej teorive skolastike.

Artikulli flet per rritjen

Artikulli flet per rritjen ekonomike AFATSHKURTER. Pasi qeveria stimuloi ekonomine me keqdashje per te rritur ne maksimum borxhin tani jemi ne kete situate. Borxhi eshte ne maksimum dhe nuk ka ku shkon me. Shpenzimet qeveritare nuk rriten dot se nuk kane me cfare ti financojne (pasi i harxhuan dhe i vodhen me papergjegjshmeri). Pagat dhe pensionet u rriten per fushate (duke marre edhe borxh). Tani jemi ne kete situate ku Banka Qendrore thote: ishalla po shpenzojne me shume njerzit qe te stimulohet sadopak ekonomia dhe te kemi rritje ekonomike AFATSHKURTER. Te gjithe burimet e tjera te rritjes AFATSHKURTER qeveria o i ka ngrene, o i ka vjedhur dhe nuk ka me asnje mekanizem ne dispozicion per te stimuluar ekonomine.

Ata faktore qe permendni ju ndikojne ne rritjen AFATGJATE. Per me teper, investimi eshte nje faktor i cili jo domosdoshmerisht ndikon ne rritjen ekonomike.

Per analistet e Topit, jane te vetmit te sakte ne te gjithe mediat shqiptare.

Add new comment