Arkiv-Lajme

Më 3 maj vjen Fule; do jetë zgjidhja e nyjës presidenciale pjesë e axhendës së tij?

Postuar në 25 Prill, 2012 09:17

“2012 duhet të jetë një vit i mundësive të mëdha për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, ka thënë sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Nuk është hera e parw, që Sequi e përmend këtë vit si një mundësi për Shqipërinë, gjë që do të thotë se gjatë vlerësimit të fundvitit mund të merret ndonjë notë kaluese, rrjedhimisht dhe statusi i vendit kandidat. Një mundësi e tillë është nënvizuar në stil inkurajues dhe prej eurokratëve të tjerë të Brukselit.

Saktësim: Nuk do të ketë konferencë për median pas takimit Clinton-Berisha

Postuar në 25 Prill, 2012 08:48

Në një njoftim të djeshëm të Kryeministrisë, thuhej se “Kryeministri Berisha do të zhvillojë të mërkurën, një takim, me Sekretaren e Shtetit zonjën Hillary Clinton, në përfundim të të cilit, Sekretarja e Shtetit Clinton dhe Kryeministri Berisha do të dalin në një konferencë të përbashkët për median.” Ndërsa në axhendën zyrtare të znj.Hillary Clinton, të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së (http://www.state.gov/r/pa/prs/appt/2012/04/188447.htm) nuk përmendet ndonjë konferencë për median pa

Sherri tek ALUIZNI, ish-vartësi padit Meminë dhe pesë të tjerë

Postuar në 25 Prill, 2012 06:34

Kishim shkruar më parë për zhvillimet e vrullshme që ishin duke ndodhur tek ALUIZNI duke komentuar edhe arsyet e vërteta të largimit nga drejtimi i saj të Shaban Memisë, nga të cilat është gjeneruar edhe një hetim nga njësia task-forcë e Prokurorisë.

Shemsi Prençi jep dorëheqjen dhe denoncon mafian me rrënjët në Tiranë

Postuar në 25 Prill, 2012 05:16

Dy ditë më parë, ministri i brendshëm ka urdhëruar pezullimin e Shemsi Prençit nga detyra e drejtorit të policisë së Dibrës. Motivi? Për shkelje disiplinore (‘ka bërë luftë selektive ndaj bizneseve të kromit, duke tejkaluar kompetencat e duke penguar eksportin e këtij minerali të rëndësishëm në tregjet e huaja”, zbulon shqiptarja.com një pjesë të motivit), dhe me këtë rast SHKB-ja (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm) nisi një hetim disiplinor. Sot, në një konferencë për shtypin, Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen, duke shpjeguar dhe shkaqet e pezullimit të tij nga ministri.

Boceti fitues dhe një raportim i shqiptares.com që flet si për një takim marrokësh

Postuar në 25 Prill, 2012 04:56

Në të përditshmen shqiptarja.com ishte bërë një përshkrim i mbledhjes së djeshme të Komitetit Ndërministror për 100 vjetorin e pavarësisë, ku u prezantuan veprat e përzgjedhura për monumentin e pavarësisë. Është një përshkrim në kufijtë e absurdes e surreales. Ja si raporton gazetarja Dhurata Hamzai:

Shtypi vallëzon me ritëm presidencial

Postuar në 25 Prill, 2012 04:12

Ka ditë për ditë një fluks opinionesh që kanë në fokus çështjen presidenciale, e cila është bërë përparësi mbi përparësitë, shqetësimi kryesor i gazetave. Në Panorama ish një shkrim i Agim Baçit, i cili, pasi i vë në kandar kandidaturat e Nanos e të Topallit, ‘voton’ për këtë të dytën. Në të përditshmen Shekulli bie në sy një opinion i Yllka Lamçes i njoftuar qysh në faqe të parë. Autorja nuk është e njohur, por teza e saj nuk të lë indiferent: Na duhet një President, jo një hero.

PS-ja s’di ç’të bëjë përballë Nanos së vetofruar si kandidat presidencial

Postuar në 25 Prill, 2012 03:54

PS-ja është në ndërdyshje të madhe lidhur me Fatos Nanon, që është vetofruar si kandidat për President. Në një intervistë për televizionin News 24, Gramoz Ruçi përpiqej t’i hante frazat, kur ishte fjala për këtë çështje. Ja disa nga pohimet e Ruçit në këtë intervistë:

-Nuk kemi asnjë emër, e nuk përjashtojmë askënd. Ne jemi për një proces.

-Është e drejtë e zotit Nano të takojë zotin Rama.

-Unë sigurisht që jam pro një takimi Nano-Rama. S’ka diskutim kjo gjë. Jo me Nanon, por me këto, pasi dyert e PS-së janë të hapura.

Chelsea në Finale; dhe në histori (pasi mposhti të pamposhturit)

Postuar në 24 Prill, 2012 16:24

Ka ca kohë që për Barcelonën janë hedhur e harxhuar superlativat me thasë, është thënë se kjo është skuadra më e madhe në historinë e futbolit, është thënë se ata funksionojnë si një orkestër, është thënë se Ksavi e Iniesta janë magjistarë, është thënë se Messi është më i miri në botë e në histori, është thënë se Guardiola është një trainer i një epoke të re, dhe të gjitha këto nuk është çudi të jenë të vërteta, por sot atë e mposhti Chelsea, në Camp nou, duke luajtur pjesën më të madhe të kohës me dhjetë lojtarë, e duke bërë një lojë mbrojtëse të stilit italian catenaccio (s’do mend; train

Gary Q. Kokalari Clinton-it: Mos i beso Berishës dhe Arvizu-së

Postuar në 24 Prill, 2012 13:35

Gary Q. Kokalari, një shqiptaro-amerikan shumë i apasionuar pas vendit të të atit e të gjyshërve të vet, i ka bërë një letër Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton-it, në prag të takimit që kjo e fundit ka planifikuar me kryeministrin shqiptar. Letra është e gjatë, dhe shtjelluese, por ka dy momente që të tërheqin vëmendjen për shkak të konsideratave personale që ka autori i saj lidhur me dy njerëz me shumë ndikim në punët e Shqipërisë, Sali Berisha e Alexander Arvizu.

Berisha dhe Bode shqetësohen për borxhin; lajm i mirë

Postuar në 24 Prill, 2012 11:55

Tema e Borxhit Publik dhe problematika që mbart ai ka filluar të lëvrohet së tepërmi ditët e fundit, pikërisht nga ata, që deri më tani e kishin anashkaluar, ministri i Financave dhe kryeministri. Borxhi ishte dje kryefjala e fjalimit të Berishës para deputetëve të PD-së në mbledhjen e javës, por edhe pjesa kryesore e intervistës së Ministrit të Financave, Ridvan Bode tek Zëri i Amerikës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme