Më 3 maj vjen Fule; do jetë zgjidhja e nyjës presidenciale pjesë e axhendës së tij?

Postuar në 25 Prill, 2012 09:17

“2012 duhet të jetë një vit i mundësive të mëdha për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, ka thënë sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Nuk është hera e parw, që Sequi e përmend këtë vit si një mundësi për Shqipërinë, gjë që do të thotë se gjatë vlerësimit të fundvitit mund të merret ndonjë notë kaluese, rrjedhimisht dhe statusi i vendit kandidat. Një mundësi e tillë është nënvizuar në stil inkurajues dhe prej eurokratëve të tjerë të Brukselit. Njëri syresh, ndoshta më i rëndësishmi kur vjen puna tek integrimi i Shqipërisë në BE, Stefan Fule, do të vijë në Tiranë më 3 maj, dhe pak ditë pas 3 majit do të bëhet në Bruksel një shqyrtim i rastit “Albania”, dhe afërmendsh vlerësimi i gjërave do të ngrihet para së gjithash mbi “dëshminë okulare” të Fules. Duhet shpresuar që në listën e detyrave të shtëpisë të shtohet dhe zgjidhja konsensuale e nyjes presidenciale. Në rast të kundërt, në rast pra se Berisha lejohet të caktojë në krye të shtetit një prej Lal Krosëve të vet, të gjitha kriteret e tjera “të plotësuara” do të jenë hi që u hidhet syve shqiptarëve.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.