Arkiv-Lajme

Në SHBA vijojnë të dënojnë me vdekje

Postuar në 20 Prill, 2012 15:28

Harta që shoqëron këtë shënim (e marrë nga the Economist) jep një pamje të qartë statistikore të dënimeve kapitale në SHBA. Pavarësisht nga presioni i jashtëm që bie mbi SHBA-të lidhur me këtë çështje, heqja e dënimit me vdekje vijon me ritme tepër të ngadalta. Janë 16 shtete që nuk e kanë më këtë dënim ekstrem (shtete me ngjyrë mente në hartë), mes të cilëve bien në sy New York-u, Michigani, Minesota, etj. Shumë shpejt këtij grupi do t’i bashkohet Connecticut-i dhe California (në këtë të fundit ka 723 vetë që po presin ekzekutimin).

Remzi Lani për Presidentin: Ndryshimet kushtetuese synojnë të shmangin krizën, jo konsensusin

Postuar në 20 Prill, 2012 14:05

Fatos Nano në Top Story hapi atë që mund të quhet loja presidenciale, e që ka shumë gjasa të jetë leitmotivi i debatit politik derisa sa të vijë momenti i zgjedhjes së Presidentit të ri. Duket se për fat të keq të gjitha energjitë/vëmendja e politikës dhe e medias shqiptare do të derdhen/fokusohet tek kjo çështje. Secili do ketë rast ta thotë të vetën.

Familjet, më shumë borxh nga të njohurit

Postuar në 20 Prill, 2012 11:05

Një ndër katër familje në Shqipëri ka një borxh për të shlyer. Të dhënat vijnë nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve shqiptare përgjatë gjysmës së dytë dytë të vitit të shkuar. Sipas të dhënave të publikuara sëfundmi nga Banka e Shqipërisë, mësohet se pjesa më e madhe e familjeve që kanë një borxh (54 %), e kanë marrë atë nga të afërm apo të njohur, kurse pjesa tjetër e kanë siguruar nga sistemi bankar.

Braçe: 82 % e importit të energjisë sigurohet nga firmat serbe

Postuar në 20 Prill, 2012 08:55

Deputeti i PS-së Erjon Braçe, nga të paktët zëra që artikulon fortë problemet e kësaj qeverisjeje, vijoi edhe sot në rrjetin social Facebook denoncimin e asaj që ai quan varësinë e Shqipërisë nga kompanitë energjetike serbe. Sipas Braçes, në pjesën më të madhe të rasteve, energjia që është blerë nga KESH gjatë muajve të fundit të 2011-ës dhe fillimit të 2012-ës është siguruar nga kompanitë serbe. Sipas Braçes, nga 87.2 milionë euro energji të blerë në pesë muaj, 70.8 milionë janë siguruar nga kompanitë serbe.  

Gjermanët e francezët duan të kthejnë kontrollin kufitar

Postuar në 20 Prill, 2012 08:16

Nga mesi i vitit të shkuar, Danimarka mori vendimin të kthente kontrollin në kufijtë me Suedinë e Gjermaninë; ish një vendim që u mor nga frika e emigracionit ilegal dhe e krimit të organizuar. Nga kryeqytetet e tjera të BE-së dolën zëra kritikë ndaj këtij hapi të ndërmarrë. “Kjo është një ditë e keqe për Europën”, tha ministrja gjermane e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger. Nuk kanë kaluar as nëntë muaj nga ajo “ditë e keqe”, dhe janë po gjermanët që po synojnë të imitojnë Danimarkën.

Po tërhiqet Berisha para presionit të Metës?

Postuar në 20 Prill, 2012 07:13

Berisha ka vizituar sot fushën e përpunimit të mbeturinave në Bashkinë e Kamzës. I pyetur nga mediat për vetëofrimin e Fatos Nanos si kandidat për President, ai tha: ““Sot nuk do flas për politikë, sepse jemi këtu për një çështje me shumë rëndësi sikundër është mjedisi. Unë vetëm mund t’ju them se mazhoranca do të paraqesë kandidatët e saj për kreun e ri të shtetit”. Deri dje, kur ka folur për kandidatë për postin e Presidentit të Republikës, Berisha i ka mëshuar fort idesë se një figurë e lartë drejtuese e PD-së do të jetë në garë për votat e deputetëve.

Ambasadorja gjermane: KFW ishte korrekte me tenderin

Postuar në 20 Prill, 2012 05:39

Që prej të hënës, në media vijojnë publikimet mbi përplasjen midis qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane të zhvillimit KFW, ndërsa vetëm sot nga ardhur një reagim edhe pse i rezervuar nga këto të fundit. E pyetur në lidhje me këtë problem, ambasadorja gjermane Karola Muller Holtekemper, deklaroi se procedurat e ndjekura nga KFW ishin korrekte, por se nuk mund të jepte më shumë informacion duke e cilësuar këtë një procedurë në vazhdim. “Nuk japim informacion për procedura që janë në vazhdim.

Spahiu: SHBA e çliroi Kosovën nga ushtria serbe, Berisha e mban nën vargojtë e energjisë serbe

Postuar në 20 Prill, 2012 05:04

Neve të site-it respublica.al na ka bërë përshtypje fakti që Aleanca Kuqezi nuk është ndjerë shumë për skandalin e bllokimit të linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri, ndërkohë që kjo lëvizje/parti ka si objektiv madhor të saj bashkimin eventual të Kosovës me Shqipërinë. Prandaj dhe kontaktuam drejtpërdrejt Kreshnik Spahiun, Kryetarin e Aleancës Kuqezi, për të marrë një prononcim në lidhje me këtë skandal.

Nikolla Gruevski i hedh ujë zjarrit të urrejtjes ndëretnike

Postuar në 20 Prill, 2012 04:41

Vrasja e pesë maqedonasve, katër prej të cilëve ishin të moshës 18-20 vjeç, është shoqëruar me pandehmën se kemi të bëjmë me një krim të kryer mbi bazën e urrejtjes etnike, gjë që ka provokuar një lloj trazimi të fortë mes maqedonasve. E përsa kohë vrasësit nuk do të zbulohen, kjo pistë do të kushtëzojë e dominojë perceptimin popullor mbi këtë krim. Por autoritetet e fqinjit tonë lindor, duke filluar me policët e duke përfunduar me kreun e qeverisë e të shtetit, janë treguar shumë të kujdesshëm për t’mos bërë e për t’mos lejuar spekullime.

J. Topalli nga karrikja e kreut të Kuvendit

Postuar në 20 Prill, 2012 04:13

Dje në seancë parlamentare ka pasur një debat ku është përzjerë dhe kryetarja e Kuvendit, gjë që e bën gjithnjë. Por shihni gjuhën që ajo përdor nga lartësia e karrikes së kryetares së parlamentit (Fjalët e Ruçit e të Patozit nuk po i raportojmë, pasi ata janë përfaqësues të palëve):

Ruçi:....

Topalli: Sa herë që zoti Rama ju fut në beteja të fëlliqura, siç ishte ajo e herës tjetër për Vishën, po aq herë ju humbni....

Patozi:.....

Ruçi:....

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme