Po tërhiqet Berisha para presionit të Metës?

Berisha ka vizituar sot fushën e përpunimit të mbeturinave në Bashkinë e Kamzës. I pyetur nga mediat për vetëofrimin e Fatos Nanos si kandidat për President, ai tha: ““Sot nuk do flas për politikë, sepse jemi këtu për një çështje me shumë rëndësi sikundër është mjedisi. Unë vetëm mund t’ju them se mazhoranca do të paraqesë kandidatët e saj për kreun e ri të shtetit”. Deri dje, kur ka folur për kandidatë për postin e Presidentit të Republikës, Berisha i ka mëshuar fort idesë se një figurë e lartë drejtuese e PD-së do të jetë në garë për votat e deputetëve. Sot ai ka dalë jashtë gardhit të PD-së, duke folur për “mazhorancën”. Pse ky ndryshim vallë?
Ndoshta ka të bëjë me presionin që Ilir Meta i ka bërë Berishës kohët e fundit për përfshirjen e LSI-së në konsultimet rreth gjetjes së një kandidature për postin e Presidentit të Republikës…
Në votimin për anëtarin e KLD-së, LSI-ja e shpëtoi mazhorancën me votën “borxh” të Ministrit të Ekonomisë dhe Energjisë, i cili, më pas, furnizoi mediat e Prishtinës dhe Tiranës me korrespondecën zyrtare që demonstronte pengimin e bërë nga qeveria për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.
E.Zaloshnja
Add new comment