Nikolla Gruevski i hedh ujë zjarrit të urrejtjes ndëretnike

Postuar në 20 Prill, 2012 04:41

Vrasja e pesë maqedonasve, katër prej të cilëve ishin të moshës 18-20 vjeç, është shoqëruar me pandehmën se kemi të bëjmë me një krim të kryer mbi bazën e urrejtjes etnike, gjë që ka provokuar një lloj trazimi të fortë mes maqedonasve. E përsa kohë vrasësit nuk do të zbulohen, kjo pistë do të kushtëzojë e dominojë perceptimin popullor mbi këtë krim. Por autoritetet e fqinjit tonë lindor, duke filluar me policët e duke përfunduar me kreun e qeverisë e të shtetit, janë treguar shumë të kujdesshëm për t’mos bërë e për t’mos lejuar spekullime. Madje, kryeministri Gruevski tha se, edhe sikur vrasësit të ishin shqiptarë, kjo nuk don të thotë se shqiptarët janë vrasës. “Në rast se vrasësit janë maqedonas nuk mund të jenë fajtorë të gjithë maqedonasit; në rast se janë shqiptarë nuk do të thotë se janë fajtorë të gjithë shqiptarët. Këtë e dëshirojnë ata që nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Duhet të përgjigjet ai që ka kryer krimin, për shkak se akte të tilla monstruoze ndodhin në shumë shtete”,- deklaroi Gruevski mbrëmë në një tubim të partisë së tij, VMRO-DPMNE, në afërsi të Shkupit.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.