Arkiv-Lajme
A. Meksi për piramidat: Faji është i gjithi i Berishës; ka ditur gjithçka mbi to
Duke folur për të përditshmen shqiptarja.com, ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon me gisht një fajtor të vetëm lidhur me skemat piramidale të viteve ‘990. Në këtë intervistë që bëhet bash në 20 vjetorin e qeverisë së parë që doli nga zgjedhjet e lira në periudhën postkomuniste, Meksi thotë fillimisht se “e ka harruar që ka qenë kryeministër i këtij vendi”, por kuptohet se këtë e thotë për të ‘denoncuar’ faktin që askush nuk u kujtua për këtë datë që, sipas tij (por edhe sipas Dashamnir Shehit në të njëjtën gazetë), bën pjesë tek datat e rëndësishme të historisë së Shqipërisë.
Fatos Nano në Top Story: Nuk keni ku të gjeni President më të mirë se unë
Në programin Top Story që është duke u transmetuar, Fatos Nano po bën atë që di të bëjë, dmth po jep përgjigje dy kuptimëshe, e shpesh të paqarta, për pyetjet e Ballës, por një gjë e ka bërë të qartë sa më s’ka. “Unë ofrohem për postin e Presidentit të Republikës”, thotë ai. Nuk tha që ka pasur takime me eksponentët e politikës e të partive, dhe në fakt nuk ka fakte që provojnë kontakte të tilla, por ai nuk e fshehu që e ka në plan ta bëjë një gjë të tillë. “Do të takohem dhe me Berishën, dhe me Ramën, dhe me të tjerët”, tha ai.
Shpend Ahmeti: Ja e vërteta mbi takimet e VV-së me ministra të Tadiçit
Para dy ditësh dhamë lajmin, se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u është drejtuar në parlament deputetëve të Vetvendosjes me fjalët: “Na shpjegoni pak se si e se pse jeni takuar me ministrat e Tadiçit, dhe çfarë keni biseduar me ta!” La të kuptohej se dinte ca gjëra që të tjerët nuk i dinin dhe që eksponentët e VV-së i fshihnin. E vërteta u mor vesh sot.
CEZ: S'punojmë dot në Shqipëri; SHBA-të të ndërhyjnë
“CEZ Shpërndarje nuk mund të vazhdojë të operojë më tej me humbje të tilla financiare. Një zgjidhje duhet të gjendet brenda javëve të ardhshme”. Ka deklaruar kështu në kryeqytetin çek zëdhënësja e kompanisë gjigande CEZ Group, filiale e së cilës është CEZ Shpërndarje, operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri. Këtë e raporton e përditshmja e madhe e Pragës “The Prague Post”.
Bode për linjën me Kosovën: Fituesi nga KFW, akt korruptiv
Aludimet e djeshme të Kryeministrit Berisha se ata që këmbëngulin në pranimin si fituese të kompanisë kroate “Dalekvod” për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, kanë lidhje me mafian duke përfshirë në ate grup edhe bankën gjermane KFW, nuk paskan qenë “fjalë kazani”. Paska edhe pjesëtarë të tjerë të qeverisë që mendojnë si Berisha, pavarësisht se e shprehin atë me tone disi më të moderuara. I tillë është ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili më shumë se të tjerët ka firmosur shumë kontrata financimi të ngjashmë nga kjo bankë, nisur edhe nga pozicioni që ka.
Damir Fazlliçi po na fanepset kudo
E keni vënë re një nga lajmet më të fundit? Ishte ai me titull “Damir Fazlliç lë Tiranën”, dhe shoqërohej nga një foto e personazhit misterioz me origjinë serbo/boshnjake në Rinas; e kishin kapur me shpinë, të veshur me një jelek, teksa kish kaluar kontrollin tonë doganor. Na është bërë personazh i famshëm i jetës metropolitane shqiptare. Është i ndjekur nga paparacët e nga gazetarët më shumë se shumica e vip-ave shqiptarë.
Deputeti Ahmetaj: Tre tradhëtitë e Berishës ndaj Kosovës
Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti socialist Arben Ahmetaj deklaroi se bllokimi i linjës së interkoneksionit Kosovë-Shqipëri nuk është tradhëtia e parë që Berisha po i bën Kosovës. Në vitin 1994-95, tha ai, Berisha lejoi kontrabandën e naftës nga Shqipëria në Serbi, duke furnizuar kështu makinën ushtarake serbe për të shtypur shqiptarët në Kosovë. Në vitin 1999, tha Ahmetaj, gjatë konferencës së Rambujesë, Berisha e etiketoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një grup terrorist.
Memia sërish tek legalizimet!
Nuk ka kaluar as tre javë dhe Shaban Memia, ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Ndërtimeve Informale është kthyer sërish në këtë sektor. Memia u prezantua sot nga ministri Olldashi në krye të drejtorisë së Koordinimit të Legalizimeve në Ministrinë e Punëve Publike, nga e cila varet edhe procesi i legalizimeve.
Ruçi: S’keni numrat! Patozi: Bëni mocion votbesimi e do ta shihni!
Gramos Ruçi në Kuvend i është kthyer votimit për anëtarin e ri të KLD-së, dhe me këtë rast ka dhënë do konsiderata politike: "Ajo ç'ka u tentua të aplikohej të enjten [e shkuar] nuk duhej lejuar, sepse është abuzive. Pushteti i Sali Berishës ka vdekur demokratikisht, dhe politikisht. Ka vdekur dhe numerikisht kur votat që ka nuk i garantojnë fuqinë e pushtetit dhe për t’i pasur dhunon secilin prej jush”.
Përmbledhje e akuzave dhe kundërakuzave për linjën elektrike Kosovë-Shqipëri
Mediat kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe opozita kanë ofruar dy shpiegime për bllokimin e linjës së re elektrike Kosovë-Shqipëri:
1 – Berisha është i kapur nga qarqe serbe që duan të kenë ekskluzivitetin e furnizimit me shumicë të Kosovës me energji, nëpërmjet linjës së vjetër Serbi-Kosovë.
2 – Berisha është kapur nga serbo-boshnjaku Fazlliç, i cili ka ndërhyrë që tenderi për linjën e re Shqipëri-Kosovë të anullohet, meqë kompania boshnjake në garë nuk fitoi.