Ruçi: S’keni numrat! Patozi: Bëni mocion votbesimi e do ta shihni!

Gramos Ruçi në Kuvend i është kthyer votimit për anëtarin e ri të KLD-së, dhe me këtë rast ka dhënë do konsiderata politike: "Ajo ç'ka u tentua të aplikohej të enjten [e shkuar] nuk duhej lejuar, sepse është abuzive. Pushteti i Sali Berishës ka vdekur demokratikisht, dhe politikisht. Ka vdekur dhe numerikisht kur votat që ka nuk i garantojnë fuqinë e pushtetit dhe për t’i pasur dhunon secilin prej jush”.
I është përgjigjur Patozi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së: “Opozita duhet të dijë që jo gjithmonë mund ta rrëzojë qeverinë. Mazhoranca nuk është prani fizike, se e keni bërë zakon që çdo të enjte t’na numëroni, por është vullnet i çdo deputeti. Unë besoj që janë qesharake lojrat që ju bëni me kuorumin çdo të enjte duke na numëruar. Edhe një herë: ose kërkoni votëbesim, ose heshtni”.
Me këtë frazën e fundit nuk duket se e ka gabim. PD-ja nuk ka sigurinë e mëparshme në pikëpamje numerike, por rrëzimi i saj, pikërisht për shkak të numrave, nuk mund të realizohet.
E.G.
Comments
Pyetje: Kur Ruci e di qe ata
<p>Pyetje: Kur Ruci e di qe ata skane numrat, pse si ve ne prova numrat e tyre, apo se sdi te bej llogarite e numrave te vete? ? ? ?</p><p>Te drejte ka Patozi nese dini te numeroni hajde vihemi ne ballafaqim, numrat tuaj perkundrejt taneve.</p>
Add new comment