Shpend Ahmeti: Ja e vërteta mbi takimet e VV-së me ministra të Tadiçit

Para dy ditësh dhamë lajmin, se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u është drejtuar në parlament deputetëve të Vetvendosjes me fjalët: “Na shpjegoni pak se si e se pse jeni takuar me ministrat e Tadiçit, dhe çfarë keni biseduar me ta!” La të kuptohej se dinte ca gjëra që të tjerët nuk i dinin dhe që eksponentët e VV-së i fshihnin. E vërteta u mor vesh sot. Shpend Ahmeti, deputet dhe nënkryetar i VV-së, tha se “nuk është i sigurt se cilit takim i është referuar Thaçi, por nëse flet për konferencën e mbajtur në Vjenë, [Ahmeti] aty ka përfaqësuar Vetvendosjen dhe se ka qenë bashkë me anëtarët e të gjitha partive parlamentare të Kosovës. Vetvendosja nuk mban takime të fshehta, nuk ka asgjë të fshehtë, nuk mban sekrete. Nuk mund të barazohet një takim i kryeministrit me dikë që ia heqin emrin Republikë, me Vetvendosjen që na paska qenë në Vjenë dhe paska prezantuar qëndrimet e veta. [Takime të tilla] do të mbajmë edhe në të ardhmen”.
Me pak fjalë, Thaçi paska ditur një gjë që e paskan ditur të gjithë.
Re.Pu.
Comments
Thaci eshte be si Sala, hedh
Thaci eshte be si Sala, hedh shashka per te terheq vemendjen. Njesoj fare... Ne vend qe te merret me veriun e kosoves qe po ja merr shkjau, merret me "takime" te VV. Turp.
Po Thaci eshte vetm nje kopje
<p>Po Thaci eshte vetm nje kopje me injorante dhe e pakulturuar e Saliut !</p>
Add new comment