Bode për linjën me Kosovën: Fituesi nga KFW, akt korruptiv

Postuar në 19 Prill, 2012 10:17

Aludimet e djeshme të Kryeministrit Berisha se ata që këmbëngulin në pranimin si fituese të kompanisë kroate “Dalekvod” për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, kanë lidhje me mafian duke përfshirë në ate grup edhe bankën gjermane KFW, nuk paskan qenë “fjalë kazani”. Paska edhe pjesëtarë të tjerë të qeverisë që mendojnë si Berisha, pavarësisht se e shprehin atë me tone disi më të moderuara. I tillë është ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili më shumë se të tjerët ka firmosur shumë kontrata financimi të ngjashmë nga kjo bankë, nisur edhe nga pozicioni që ka.

Bode i mëshoi sot gjatë debatit me deputetët socialist në sallën e Kuvendit, faktit se shpallja fituese e kroatëve ishte një akt korruptiv dhe se duhej denoncuar. Ja se si iu përgjigj ai sot deputetit Erjon Braçe: “Banka Gjermane duhet të njoftonte kompaninë shqiptare me ligj dhe këtë nuk e ka bërë, që fitues do të shpallim filanin dhe vetëm pasi të merrte miratimin nga ana jonë, atëherë mund të zyrtarizonte marrëveshjen. Mos mundoni të gjeni shkaqe të tjera për të mbuluar një korrupsion që duhet denoncuar”.

Por Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, replikoi: “Zoti Ministër, në respekt të publikut dhe të emrit tuaj mos gënjeni, pasi OST është lajmëruar dhe unë e kam emailin ku ajo është lajmëruar për rezultatin dhe vendimin e Bankës Gjermane. Vetë raporti teknik i projektit flet për kompaninë kroate dhe askush nuk mund të besojë se KFV-ja është pjesë e mafias. Unë besoj se institucionet shqiptare duhet ta hetojnë këtë çështje, që i kalon kufijtë e një afere korruptive me një tender, e që lidhet me interesat thelbësore të shqipatëve”. 

Tenderi për ndërtimin e linjes së interkonjeksionit energjit Shqipëri-Kosovë u zhvillua në mars të vitit të kaluar. Banka gjermane ”KFV”, e cila financon projektin perzgjodhi si ftiuese kompanine ”Dalekvod”. 

S.E.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Me fal po cfare prisni juve qe Bodja te thote ndryshe nga Berisha? A thua ka kellqe? As mos tju shkoj ne mendje. Sic nuk e kundershtoi psh per parlamentin ku u zgjodh fitues kompania me oferte me te madhe se ashtudonte shefi, sic nuk u ndje per rrugen e kombit qe ne fakt eshte kthyer ne varrin e kombit se ashtu donte shefi keshtu do thote dhe tani. Dhe me e bukura po ta degjoje sot ne parlament bente sikur i qante zemra jo per buxhetin e shqiptareve por per ate te kosovareve prandaj e kishte bllokuar qeveria jone. Sepse sipas Bodes i binte qe diferenca e cmimeve per pjesen kosovare ishte dhe me e larte se e jona. Futja pordhes kot me nje fjale. Eshte nje shprehje shume e bukur vlonjate qe duhet ta perdoresh ne keto raste dhe qe une do e perdor &quot;ketu mi te keqen duhet te kesh dy bythe ku nje ta cash e nje ta mbash&quot; por ne rastin konkret duhet te kesh nja dhjete se me nje nuk mbaron dot pune.</p>

Submitted by Bledi (not verified) on

<p>Sajmir, per keto shprehjet e fundit qe citon, tashme jeni bere eksperte ju. ...E keni specilitetin tuaj ate pjese te trupit.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Po Bledi do vish ta provosh ti?? Hajde po se mos vjen per rrush e ha kastarvecin pastaj. Zatem prandaj jua fut Berisha dhe ju thote pastaj edhe leviz pak se nuk e bej qejfin tamam se merreni me budalliqe te tilla.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.