Arkiv-Lajme
Harbutëri e tepërt në komunikim me kreun e shtetit
“Shtatë me shtatë doli rezultati në ballafaqimin e djeshëm” – ky ishte në thelb formulimi gazetaresk që i ishte bërë mbledhjes së djeshme të KLD-së. Dhe duhet thënë, se kjo balancë e forcave në KLD është një minifotografi e “luftës civile’ brenda institucioneve. Por nga ajo që ka ndodhur në këtë mbledhje, të bën përshtypje dhe diçka tjetër. Është fjala për komunikimin midis Ministrit dhe Presidentit.
Scoop-i i Zërit mbi lidhjet serbe të Berishës pëlqehet nga gazetat e Tiranës
Të gjitha të përditshmet kritike me qeverinë kanë patur në fokus një scoop të gazetarit Enis Veliu që shkruan për Zërin e Prishtinës. Dje, Zëri kish dalë me një titull kryesor shumë bombastik: Sali Berisha me ‘mafien’ serbe kundër Kosovës. Në shkrimin në fjalë mbrohej teza se projekti për ndërtimin e linjës 40 kilovatëshe të interkonjeksionit është sabotuar nga kryeministri shqiptar. Ky projekt ka një vit që është bllokuar, dhe sipas gazetës kosovare e gjitha kjo është bërë për interesa të bizneseve serbe.
Obama 9 pikë para Romney-t në sondazhin e CNN-it. Rregullën “Buffet” e aprovojnë 70% e amerikanëve
Në sondazhin e parë pasi Mitt Romney siguroi kandidaturën republikane për President të SHBA-së, CNN-it i rezulton se Obama ka një avantazh prej 9 pikë përqindje ndaj Romneyt në votën popullore. Ky avantazh i vjen kryesisht nga përkrahja e fortë e votueseve femrave. Në këtë pjesë të elektoratit, Obama ka një avantazh prej 16 pikë përqindje, ndërsa ndër votuesit meshkuj, ai ka një avantazh prej vetëm 3 pikë përqindje.
Konsumatorët, pesimistë për të ardhmen
Familjet shqiptare janë treguar më të kursyera për sa i përket shpenzimeve në vlera të mëdha gjatë tre mujorit që sapo mbyllëm duke i shtyrë ato në të ardhmen, kur të jenë më mirë financiarisht. Banka e Shqipërisë publikoi sot Treguesit e Ndjesisë Ekonomike, pjesë e të cilës është edhe matja e Besimit të Konsumatorëve.
Edi Rama: Borxhi ka arritur në 100% e GDP-së
Edi Rama ka deklaruar se “borxhi i sotëm i Shqipërisë është më i madh se 60% e GDP-së; është së paku 100%”. Ai nuk e mbështeti këtë shifër me shifra e statistika, por nënvizoi se “për [shlyerjen e] borxhit ne shpenzojmë [në vit] më shumë se fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe dyfish më shumë se sa fondi për bujqësinë”, dhe se “as privatizimet nuk e pakësuan borxhin publik”. Dhe në këtë pikë gjeti rast për të dhënë optikën e vet mbi privatizimet e bëra e mbi privatizimin në përgjithësi: “E vetmja konseguencë e privatizimeve është rrënimi i sektorëve të energjisë dhe naftës.
Vangjel Dule: SOS! Votimi për anëtarin e KLD-së mund të përsëritet për Presidentin
Në një intervistë për Top-channel-in, i pari i PBDNJ-së Vangjel Dule çuditet (me të drejtë) se si nuk janë çuditur të tjerët pas asaj që ndodhi ditën, kur u votua anëtari i ri i KLD-së. “Kemi një precedent shumë të rrezikshëm dhe dua të shpreh keqardhjen e thellë, se as politika, as mediat dhe as opinioni publik nuk i kushtuan vëmendjen e duhur. Devijimi i hapur kushtetues në zgjedhjen e anëtarit të KLD-së duhet të kishte vënë alarmin,në çdo vend, në çdo shtet të së drejtës, në çdo shoqëri të organizuar, në çdo demokraci funksionale.
KLD-ja nuk ka fuqi të zgjedhë zv.kryetarin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka mundur ta zgjedhë sot zv.kryetarin e vet. Shtypi dhe media ka folur gjatë gjithë këtyre ditëve për këtë mbledhje (qysh nga zgjedhja në KLD e anëtarit më të ri, Elvis Cefa), dhe është marrë vesh qysh në krye të herës se interesi i madh ka pasur të bëjë me emrin e atij që do të zëvendësojë Kreshnik Spahiun. Ish menduar si një procedurë e thjeshtë (Presidenti Topi do të bënte një propozim, dhe ai do të hidhej në votë), por njerëzit e Berishës në KLD e kanë komplikuar punën.
Harasani, një mocion mosbesimi ndaj Berishës
Në një intervistë për ABC News, deputeti socialist Andis Harasani foli për riafrimin e tij me Edi Ramën dhe sugjeroi publikisht se mazhoranca duhet testuar me një mocion mosbesimi ndaj Berishës, përpara se ajo të testohet në votimin për Presidentin e Republikës. Kjo deklaratë e Harasanit për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit është e para që artikulohet drejtpërdrejt nga një socialist, pas votimit traumatik në Kuvend për anëtarin e KLD-së.
Ligji që rëndoi gjendjen financiare të CEZ-it
CEZ po kalon aktualisht një gjendje të rënduar financiare për një serë shkaqesh, të cilat fillojnë nga mos shlyerja e faturave nga institucionet shtetërore e deri tek keqmenaxhimi i kompanisë. Në lidhje me këtë të fundit, fakt janë treguesit e humbjeve gjatë muajve janar-shkurt, ku sipas të dhënave, humbjet arritën në mbi 50 për qind të energjisë që hidhet në rrjetin e shpërndarjes. Këto tregues u justifikuan me rritjen e konsumit gjatë asaj periudhe, por mediet po i mëshojnë më shumë keqmenaxhimit.
Naxhi Bakallit s’i mbushet mendja nga bocetet finaliste: Janë skulptura minimaliste
Piktori i njohur Naxhi Bakalli tregohet i pamëshirshëm me pesë bocetet finaliste të zgjedhura nga juria për monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë, të cilit nuk i njihet ende vendi ku do të ngrihet (në foton që shoqëron këtë shënim është njëri nga bocetet). Ai thotë për Shqipin se ato, që të pesta, janë skulptura minimaliste, të cilat “nuk e përcjellin një ide të saktë mbi problematikën që është marrë përsipër të zgjidhet, nuk përfaqësojnë ashtu si duhet evenimentin historik dhe kulturor, dhe frazën e Deklaratës së Pavarësisë se ‘Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme’”.