Arkiv-Lajme
Versioni i Topallit: Socialistët ushtruan dhunë ndaj shtetit ligjor
Për shumëkënd, dita e sotme do të regjistrohet si një ditë e shëmtuar në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Por kryetarja e Kuvendit ka një version të sajin, ku rezulton se opozita ka dhunuar shtetin ligjor. Ja se çfarë tha ajo pas asaj që ndodhi: “Në seancën e sotme parlamentare, sipas pikës së rendit të ditës për votimin e anëtarit të KLD-së, nisi procedura, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, e votimit te fshehtë dhe me kuti, për dy kandidaturat alternative të paraqitura sipas vullnetit konsensual të dy palëve.
Berisha kërcënon socialistët: Jua bëj më keq se më 21 janar
Berisha ka patur sot një ditë ‘spektakli’ të frikshëm. Kërcënimet ndaj deputetëve të PD-së, shantazhet ndaj aleatëve të vegjël (arriti ‘ta bindte’ Fatmir Mediun që të votonte kundër avokatit të tij, Visha), anullimi i votimit të fshehtë me kuti e me fletë votimi, për të cilin ish rënë dakord, dhe votimi elektronik në favor të kandidatit të vet për në KLD, që të gjitha në crescendo, u finalizuan me një fund shpërthyes.
Cila hile iu dogj Berishës që urdhëroi votimin elektronik?
Çfarë ndodhi në pikëpamje proceduriale para disa orësh në parlament? Rrjedha e ngjarjeve është shumë e thjeshtë. Fillimisht Berisha ra dakord që votimi të bëhej i stilit klasik, dmth me komision votimi, me fletë votimi, me kuti votimi në një dhomë të fshehtë votimi. U zgjodhën dhe anëtarët e Komisionit të Votimit, pd-istët Arenca Trashani e Viktor Gumi, dhe ps-isti Armando Subashi.
Berisha bën shantazh mbi të vetët; Mediu voton kundër Vishës
Hidhet dritë mbi prapaskenat e votimit në favor të Cefës. Berisha ka pasur takime me Ilir Metën dhe Fatmir Mediun para votimit, dhe u ka kërkuar që të kenë një votë përbashkët. Burime të mirinfomuara thonë se Mediut i ka folur në mënyrë kërcënuese, dhe rezultati u pa në procesin e votimit. Mediu votoi në favor të Cefës, dhe kundër avokatit të tij në çështjen ‘Gërdeci’. Ndërsa biseda me Metën, sipas të njëjtave burime, ka zgjatur pak. Ky i fundit thjesht e ka bërë me dije se deputetët e LSI-së do të votojnë në përputhje me ndërgjegjen e tyre, dhe kjo gjë nuk ka më diskutim.
Berisha merr kaçakçe vendin bosh në KLD
Nuk pati supriza. Fitoi njeri i Berishës, Elvis Cefa. Mirëpo, ndërsa s’pati surpriza në rezultat, pati surpriza në metodë e në procedurë. Fillimisht u ra dakord që votimi të bëhej i fshehtë, me kuti, por krejt papritur Berisha, me sa duket i përndjekur nga ideja e ‘Juda’-ve brenda maxhorancës, ka urdhëruar votimin elektronik, që e mbylli lojën në pak sekonda, aq sa duhen që secili ‘robot’ i maxhorancës të shtypte butonin e që makina të bënte operacionin e mbledhjes aritmetike.
LSI-ja kërkon numërimin e votave nga komisionerët, jo nga makinat
Në një konferencë për shtyp, Ylli Manjani i LSI-së ka deklaruar se“LSI-ja i ka kërkuar komisionit të reformës zgjedhore që procedura e numërit elektronik të votave të përdoret vetëm në mënyrë pilot në zgjedhjet e rradhës dhe më pas të zbatohet në zgjedhjet e mëtjeshme, pasi futja e një risie teknologjike kërkon testim paraprak” Gjithashtu LSI-ja ka kërkuar shtimin e numrit të KZAZ-ve. “Me këto masa teknike zgjidhet edhe problemi i numërimit të votave, duke e bërë më të shpejtë dhe duke e mbrojtur procesin e ardhshëm zgjedhor,” tha Manjani.
Stefan Çipa: Gjykatat u bëhen krah paligjshmërive
Ju kujtohet, kur ambasadori danez denoncoi sistemin gjyqësor dhe autoritetet lokale të Sarandës lidhur me shqetësimin e një danezi, që ka blerë apartament me idenë se do ketë pamje nga deti dhe pas ca kohësh kish parë se pamja nga deti po i zihej nga një ndërtim tjetër? Stefan Çipa, kryetari i bashkisë në Sarandë, jepte dje versionin e vet, dhe ish i gjithi në mbështetje të ambasadorit. Ja ç’thotë Çipa, duke denoncuar administratën paraardhëse, dhe gjykatën:
I biri për të atin: Xhelal Staravecka sakrifikoi familjen për Shqipërinë
Dje është përuruar në Akademinë e Shkencave libri i Xhelal Staraveckës me titull ‘Përpara gjyqit të historisë’, dhe në këtë veprimtari ka marrë pjesë dhe i biri, Naimi, që nuk e ka njohur kurrë të atin (kur ky i fundit është larguar nga Shqipëria, Naimi ish vetëm dy javësh). “Unë nuk i kam borxh apo detyrim Xhelal Staraveckës, pavarësisht se jam djali i tij.
Visha versus Cefa: Do ketë supriza?
Sot do votohet për emrin e anëtarit të KLD-së, që do zërë vendin bosh të lënë prej Kreshnik Spahiut. Kandidatët janë Ardian Visha i PS-së dhe Elvis Cefa (disa e shkruajnë dhe nyjëtojnë Çefa me ‘ç’) i PD-së. Është vënë re një lloj tensioni në maxhorancë, aq sa thuhet se Berisha ka dhënë porosi të prerë që askush të mos mungojë në votim (sipas Marko Bellos, deputet socialist, Berisha nuk është mjaftuar me porosi, por ka kaluar në “presione nga më të ndryshmet”).
Çështja ‘Halimi’: përballë çikërrimave (ligjeve) jemi të gjithë të barabartë
Çështja ‘Halimi’, që në terma konkretë ka të bëjë me papajtueshëmrimë e mandatit të deputetit me funksione e punë të tjera, është një çikërrimë në rrethanat e skandaleve të mëdha që ndodhin në këtë vend. Ministri Halimi akuzohet se paska përfituar një rrogë nga institucioni i Avokatit të popullit, ndërkohë që kish filluar të ushtronte mandatin e deputetit. Kjo është, në thelb, fabula. Madje, vetë Halimi pretendon se bëhet fjalë për disa ditë. E merret vesh se është njimend një çikërrimë në rrethanat shqiptare, e prandaj nuk ka pse të fokusohesh më shumë se sa duhet në të.