Arkiv-Lajme
Vizitë e pritshme e kryeministrit çek në Tiranë. Arsyeja?
Një burim në Ministrinë e Jashtme shqiptare, na njofton se pritet që në fillim të javës tjetër të vizitojë Tiranën Petr Neças, Kryeministri i Republikës Çeke. Ai pritet të takohet me homologun e tij shqiptar gjatë qëndrimit të shkurtër në Tiranë. Në qendër të takimit pritet të jetë negociimi për zgjidhjen e situatës së rëndë financiare të CEZ-Shpërndarjes, filialit shqiptar të kompanisë së madhe energjitike çeke CEZ Group.
Tre shpjegimet e ministrit Halimi për akuzën e të përditshmes shqiptarja.com
Në programin Fakt të televizionit UTV, ministri Eduard Halimi u shfaq i sigurtë përballë do gazetarëve që kishin në dorë dokumentin që vërtetonte, sipas tyre, se ky ka marrë rrogë nga institucioni i Avokatit të Shtetit në një kohë që ka qenë dhe deputet. Ai e hodhi poshtë këtë pretendim, duke përsëritur disa herë se “nuk është paguar në asnjë vend tjetër e nga askush tjetër qysh nga momenti që ka filluar të paguhet si deputet”.
“Zgjidhet” problemi Seseri
Më në fund, është rënë dakord në teori mbi një zgjidhje lidhur me vendin bosh që ka lënë dorëheqja e deputetes Seseri. Ka shumë gjasa të jetë krejt rastësi, por duhet thënë që është një rastësi që të intrigon, që maxhoranca ka rënë dakord ta zgjidhë këtë problem të shpikur nga hiçi prej asaj vetë, disa orë pas një takimi në selinë e PS-së mes kreut të kësaj partie dhe ambasadorit amerikan, Arvizu.
Berisha-Daul: Ping-pong mirëkuptimi në Bruksel
Në mbledhjen e partive popullore, mori fjalën Berisha, dhe mes të tjerash zuri të mburrej bash për gjërat që kritikohet më shumë, ose për gjërat që s’ecin: ‘Rruga e mundimshme ku po ecim është një ‘rrugë përparimi’ (idem si Ramis Alia që fliste për ‘vështirësi të rritjes’ andej nga fundi i viteve ’90). Jeta parlamentare tani është krejtësisht normale. Ju siguroj se jam udhëhequr gjithmonë nga sensi i respektit të plotë ndaj opozitës, nga parimi se ajo duhet respektuar gjithmonë. Dua të theksoj edhe një herë se jeta parlamentare është kthyer plotësisht në normalitet.
Ligji i faljes dhe shembulli i keq që po u jepet taksapaguesve
Kur po miratohej ligji i faljes më pak se një vit më parë, ajo të cilës i mëshonte qeveria por edhe ekspertët e ekonomisë ishte kushti që falja të aplikohej vetëm një herë, brenda një afati të caktuar, në mënyrë që të mos krijohej një shembull i keq për taksapaguesit, i cili do të kthehej më pas në bumerang. Ligji u miratua dhe fundi i periudhës së faljes do të ishte dhjetori 2011.
Pak para përfundimit të afatit, qeveria shtyu me tre muaj aplikimin e faljes me argumentin se kishte interes, kryesisht nga individët duke u dhënë atyre mundësinë që të bëjnë rivlerësimin e pronës.
“Mandati Seseri”, zgjidhet ngërçi PS-PD?
Refuzimi për të marrë mandatin e deputetit nga Gjon Bardhi si zëvendës i Rudina Seserit, ka sjellë jo pak pështjellim në skenën politike, aq më tepër kur para është edhe gara për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku çdo votë është më tepër se e vlefshme.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve ka arritur në disa vendime, të cilat në parim pritet t’i japin një zgjidhje këtij ngërçi.
Ermal Hasimja: Berisha nuk i njeh fare marrëdhëniet me publikun
Ndonëse është duke drejtuar një gjimnaz privat që e ka në pronësi të vet, Ermal Hasimja gjen kohë për t’u shfaqur në publik me ndonjë shkrim që publikohet në Panorama. Por këtë herë ka zgedhur si ‘foltore’ rubrikën Lunch të Mira Kazhanit. Siç është e pritshme, biseda mes të dyve vërtitet një copë herë rrotull Sali Berishës, me të cilin Hasimja ka punuar ca kohë në rolin e këshilltarit.
Ngjela: Maxhoranca nuk don kontrollin elektronik të kartave; ka krah Wollfarth-in
Ngjela ka dhënë një intervistë për të përditshmen Panorama, dhe aty merret vesh se ai nuk bashkohet me ison anti PS të partive të vogla opozitare. “Politika është interes”, jep Ngjela një përkufizim të shkujdesur në stilin e vet, “por përparësi mbi përparësitë është rrëzimi i kësaj maxhorance”. Po aty hedh idenë se opozita nuk duhet të lëshojë pe në negociatat për kodin zgjedhor përsa i takon kërkesës për kontrollin elektronik të kartave të identitetit dhe të listës së zgjedhjeve.
Policia heq nga vetja ‘fajin’ e arrestimit të Kajollit. Pse vallë?
Mnistri i Rendit është ngutur për ta hequr nga vetja ‘përgjegjësinë’ për arrestimin e Fatmir Kajollit, gjë që nuk është fort e zakontë për policinë e Berishës; kjo e fundit e ka zakon të mburret me çdo arrestim. “Është një listë me persona që kërkohen nga shteti italian, ngaqë janë dënuar me vendime të formës së prerë nga gjykatata e atij shteti, por kjo listë nuk është në duart tona.
Gara presidenciale më në fund është midis dy vetëve: Obama-s e Romney-t
Ajo që pritej, ndodhi disi papritur: Rick Santorum e la garën presidenciale. Vendimin e mori dje, me një fjalim që zgjati 14 minuta e në të cilin nuk pati asnjë gjurmë të ndonjë premtimi se tash e tutje ai do mbështesë Mitt Romney-n, s’ka gjë se njeriu i parë që e mori vesh prej gojës së vetë Santorum-it këtë lajm ishte ish-guvernatori i Massachusetts-it. Ishin numrat që e bënë ta mbyllë garën.