“Mandati Seseri”, zgjidhet ngërçi PS-PD?

Refuzimi për të marrë mandatin e deputetit nga Gjon Bardhi si zëvendës i Rudina Seserit, ka sjellë jo pak pështjellim në skenën politike, aq më tepër kur para është edhe gara për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku çdo votë është më tepër se e vlefshme.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve ka arritur në disa vendime, të cilat në parim pritet t’i japin një zgjidhje këtij ngërçi.
Mësohet se Këshilli i Mandateve ka miratuar një rezolutë të përbashkët të dy forcave politike PS-PD, i cili do të paraqitet nesër në seancë plenare për votim. Në këtë mënyrë, pritet që çështja t’i kalojë sërish KQZ-së, për t’i dhënë kësaj radhe mandatin e deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Edison Konomit. Ajo që rrit më shumë shpresat për një zgjidhje përfundimtare është arritja e një marrëveshjes për dërgimin e një rezolute të përbashkët nga PS dhe PD në Kuvend.
Pritet që krahas zgjidhjes se çështjes së mandatit, të gjendet edhe një formule për mos përsëritjen e situatave të tilla në rastet kur një person gëzon dy mandate, atë të të zgjedhurit lokal dhe atë të deputetit.
Re.Pu
Comments
Shume e mire kjo seseri.
<p>Shume e mire kjo seseri.</p>
Add new comment