Ngjela: Maxhoranca nuk don kontrollin elektronik të kartave; ka krah Wollfarth-in

Ngjela ka dhënë një intervistë për të përditshmen Panorama, dhe aty merret vesh se ai nuk bashkohet me ison anti PS të partive të vogla opozitare. “Politika është interes”, jep Ngjela një përkufizim të shkujdesur në stilin e vet, “por përparësi mbi përparësitë është rrëzimi i kësaj maxhorance”. Po aty hedh idenë se opozita nuk duhet të lëshojë pe në negociatat për kodin zgjedhor përsa i takon kërkesës për kontrollin elektronik të kartave të identitetit dhe të listës së zgjedhjeve. E për herë të parë, i bën një qortim të fortë, madje denoncim, shefit të misionit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth-it, i cili “është shndërruar në një vartës të Saliut”, dhe i cili “nuk dihet se në ç’rrugë është lidhur me kryeministrin shqiptar”.
Intervista është konkrete dhe e shkoqur, por në fund Ngjela bëhet patetik: “Kryeministri Sali e ka të kotë. Shqipëria ka sot një opozitë radikale perëndimore që nuk e ka pasur kurrë, dhe prandaj çdo gjë është në shtratin e vet të sigurt. Askush nuk mund të luajë me rrjedhën europiane e atlantike të Shqipërisë.”
Re.Pu.
Comments
ndonje mendim tuajin ju
<p>ndonje mendim tuajin ju lutem, mjaft me redaksi online. duam debate mbi idete e te tjereve dhe te juajat, ndryshe na mjafton te lexojme burimin origjinal. dhe mjaft me fryrjen e kote e personave inekzistente si Ngjela e te tjere. Na thuaj o Muci cfare ka bere ne jete Ngjela (pervecse burgut dhe amnistise fatkeqe te 1997) qe mendimi i tij te jete ceshtje per bisede? Sidomos kur behet zar i Rames, pasi ishte zar i Sales!</p>
Add new comment