Ermal Hasimja: Berisha nuk i njeh fare marrëdhëniet me publikun

Ndonëse është duke drejtuar një gjimnaz privat që e ka në pronësi të vet, Ermal Hasimja gjen kohë për t’u shfaqur në publik me ndonjë shkrim që publikohet në Panorama. Por këtë herë ka zgedhur si ‘foltore’ rubrikën Lunch të Mira Kazhanit. Siç është e pritshme, biseda mes të dyve vërtitet një copë herë rrotull Sali Berishës, me të cilin Hasimja ka punuar ca kohë në rolin e këshilltarit. “Unë me naivitet kujtoja atë kohë se isha këshilltar, por në fakt shndërrohesh më së shumti në sekretar”, thotë ai, duke pranuar për herë të parë edhe që Berisha e ka shkarkuar (kjo thuhet në titullin e intervistës), edhe që shkak ka qenë një leje që ky u ka dhënë në një moment gazetarëve të programit Fiks Fare të futen në Kryeministri në një konferencë për shtypin.
Por pjesa më interesante është përshkrimi që i bën Berishës. “[Nuk kam bërë sherre me Berishën]. Ai nuk debaton, dhe kur ti je ende me të nuk të jep asnjë sinjal se po të dëgjon, apo se po bindet. Marrëdhënet e tij me publikun janë tmerr, [në kuptimin që ai] nuk i njeh fare. Edhe kur ta merr në konsideratë një ide, këtë gjë e bën atëherë kur ti mund ta kesh harruar që ia ke dhënë. Ndryshimi është një proces që ndodh brenda tij, asnjëherë përpara dikujt tjetër.”
Në fund nuk e fsheh që është kritik ndaj dyshes Berisha-Meta në pushtet, por Rama ‘me klientelën e vet’ nuk e bind se do të jetë një gjë më e dobishme.
Re.Pu.
Comments
Paska kuptuar diçka djali...
Paska kuptuar diçka djali... Komplimente
Se kam vënë kurrë në dyshim

Se kam vënë kurrë në dyshim që është djalë i ditur. Ja një përkufizim brilant, që bën për Berishën e që për herë të parë e lexoj të formuluar kaq qartë: "...Ndryshimi është një proces që ndodh brenda tij, asnjëherë përpara dikujt tjetër.” E keqja e Hasimes ishte se si intelektual i një brezi të ri, i lejoi vetes të bëhet fanatik partiak dhe në këto rrethana, jo gjithmonë sjellja e tij ka shkuar në përputhje me të vërtetën. Tani që doli nga strofka dhe ka pastruar frymëmarrjen nga helmet, oksigjeni i pastër i lejon trurit t'i shohë e komentojë figurat politike më realisht.

Kurse une kam kapur taktiken

Kurse une kam kapur taktiken e pazarit te ketyre palacove.

Bejne sikur e shjane per gjera kot edhe ooooop i ftuin nje lluster

nga ana tjeter ose shajne kundershtarin e subjektit ne fjale.

Ky djali ka hapur nje gjimnaz.E kuptoni vete pjesen ne vazhdim.

Përshëndetje Besi! Gjimnaz

Përshëndetje Besi! Gjimnaz në Shqipëri mund të hapë kushdo. Unë njoh një ish shofer që ka pas shitur pjesë këmbimi automjetash dhe çeli një gjimnaz. Ndërsa Hasimja, që në rininë e tij të hershme e tregoi veten duke hapur një Radio në Kosovë. Kështu që, askush mund ta paragjykojë nga veprimtaria si biznes. Por gjithësesi, ke të drejtë ta shohësh me dyshim se ky kurdoherë do mbetet kontigjent i elitës PD-iste. Edhe kaq sa ka thënë sot, se Berisha është njeri bosh, mjafton, i shërben klimës.

Pershendetje Besi, I ke rene

Pershendetje Besi,

I ke rene gozhdes ne koke. Ky tipi i shitur si shume te tjere tek Doktori ka filluar fushaten per te shpetuar cfare mund te shpetohet nga krimi Berishian.

Sot nuk mund ta mbrosh hapur Berishen; mbrojtja me e mire eshte qe te godasesh opoziten dhe te frikesosh njerezit me gogolin RaMa....

A mund te qerrohet kjo kaste sunduese sa me pare nga Shqiperia? Le te merremi me pushtetaret e ardhshem kur te vijne ne pushtet ...ne se vine!

REspect!

Te besh karrier sot ne

Te besh karrier sot ne Shqiperi eshte si ne kohen e partise se punes;duhet te futesh ose ne partine komuniste te Berishes ose ne partine e homove te Rames.

Edhe Agim Kukeli,profesor doktor i lauruar jashte radhe(pra i shkelqyer)ne SHBA vajti keshilltar te Berisha me idene se do te ishte i dobishem dhe se do ti krijohej mundesia te jepte kontributin e tij per zhvillimin e vendit,por perfundoi ndihmes sekretar i sekretares se doktorit.Agim Kukeli dha dorheqjen pa zhurme dhe i bindur se ky vend nuk behet.

edhe ky Agim Kukeli paska

edhe ky Agim Kukeli paska qene nje koqe trapi. Sala o derezi nuk eshte Abraham Linkolni, as Xhon Lenoni, as Xhon Kenedi, po nje derr me zile dhe kete fytyre e ka treguar qe diten e pare qe i doli emri ne publik. Aman mer c'jane keta hipokrite qe po na dalin si llosha te pafajshem

spo kuptoj kush ishte pjesa

spo kuptoj kush ishte pjesa negative qe paska thene per berishen?!

"kur je me te ste jep asnje sinjal qe po bindet" ndoshta. po normal eshte kryeministri dhe i pari i vendit, ska pse i tregon njeriu qe po bindet.

Ky miku bubrroi ca kohe te

Ky miku bubrroi ca kohe te Sala, sot se ku del neper TV me shoqeri civile, dhe vetem tani pas kaq kohe e mori vesh se me ke kish te bente. Sikur e kapen prej vesh dhe e cuan me zor te Sala. Ah mo pordha e vogel e lepurushit ti....

Berisha ku te jape mendje e

Berisha ku te jape mendje e jo t'ia japin.Kam njohur tropojane,te pakte jane ata(ose asnje)qe te vene veshin.Jo per kunj,por i dine te gjitha,sidomos ngulin kembe me shume per ato qe s'i dine.E qysh,Berisha te beje dallim?Po ndoshta edhe ka te drejte.Merr psh,Aldo Bumçin dhe ky ti keshilloje Berishes sesi luhet kala dibrançe.

Ky te pergatitet per nje

Ky te pergatitet per nje kontroll te befasishem te tatimeve te Gjimanizi i tij.

Add new comment