Policia heq nga vetja ‘fajin’ e arrestimit të Kajollit. Pse vallë?

Postuar në 11 Prill, 2012 04:17

Mnistri i Rendit është ngutur për ta hequr nga vetja ‘përgjegjësinë’ për arrestimin e Fatmir Kajollit, gjë që nuk është fort e zakontë për policinë e Berishës; kjo e fundit e ka zakon të mburret me çdo arrestim. “Është një listë me persona që kërkohen nga shteti italian, ngaqë janë dënuar me vendime të formës së prerë nga gjykatata e atij shteti, por kjo listë nuk është në duart tona. Është në duart e Prokurorisë, dhe kur kjo e fundit është e gatshme, i jep urdhër policisë për ta zbatuar”, tha Nishani d.v., duke lënë të kuptohet se arrestimi i Kajollit nuk ka ardhur nga një vullnet ‘politik’ i policisë.

Por po kaq është ngutur dhe prokuroria për ta përgënjeshtraur këtë pretendim. “Lista në fjalë është në duart e Zyrës kombëtare të Interpolit, Tiranë, dhe kjo zyrë varte nga policia e shtetit. Sqarojmë opinionin publik, se prokuroria nuk është institucioni, të cilit autoritetet e huaja i komunikojnë listën e personave në kërkim ndërkombëtar”, saktësoi prokuroria.

E.G.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

Nisi ping - pongu ketu tani. E forta do jete qe kur do dali ky tipi cfare do thuhet: shkelje procedure ekstradimi? ? ?shkelje te drejtash se keshilltarit te bashkise ? ? ? apo dhunim i shokut te ministrit ? ? ?

Submitted by Petro (not verified) on

Xhoni! Jo ministrit në njëjës, por ministrave në shumës, se nuk është shok vetëm i Mediut, por dhe i Alibeajt. Si thua? Ta bëjmë këtë korigjim që të jemi më të saktë.?

Submitted by Johnny (not verified) on

Po edhe kryeminstrave po the ti . . . per mua njelloj eshte. Njerezit si puna e tij skane per te qendruar gjate ne burg, gje qe ne Shqiperi nuk duket se do ndryshoje per nje kohe relativisht jo te shkurter

Submitted by Johnny (not verified) on

Ah si kshu kot sa per te mos te thene qe kisha te drejte: E lane ne arrest shtepie djalin se nuk perbente rrezik per shoqerin vetem se kishte nja 40 vjet burg ne total per kaluar :)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.