Gara presidenciale më në fund është midis dy vetëve: Obama-s e Romney-t

Ajo që pritej, ndodhi disi papritur: Rick Santorum e la garën presidenciale. Vendimin e mori dje, me një fjalim që zgjati 14 minuta e në të cilin nuk pati asnjë gjurmë të ndonjë premtimi se tash e tutje ai do mbështesë Mitt Romney-n, s’ka gjë se njeriu i parë që e mori vesh prej gojës së vetë Santorum-it këtë lajm ishte ish-guvernatori i Massachusetts-it. Ishin numrat që e bënë ta mbyllë garën. Por ish dhe vajza e tij tre vjeçare, e cila është prej kohësh e sëmurë, s’ka gjë se ai nuk e përmendi këtë fakt të fundit për të evituar melodramat faqe botës në një kohë që të gjithë e dinë të vërtetën. Komenti nga kampi i Romney-it thosh se “se Santorum demonstroi se ish i aftë e i zoti”. Newt Gingrich, kandidati tjetër që ka mbetur në garë pa ndonjë shans real, pasi tha se Santorum është ‘mishërim i guximit’, iu kthye fushatës: Epo mirë, tani u mor vesh, se lojtarët në garë janë Romney e Gingrich. Ndërsa nga kampi i Obama-s erdhi një pickim për rivalin e mbetur presidencilal: Sa më shumë që amerikanët ta shohin e dëgjojnë Romney-n, aq më pak do ta çmojnë atë.
Gara presidenciale ka hyrë praktikisht në fazën e fundit, ku në pistë janë vetëm dy lojtarë.
Re.Pu.
Add new comment