Ligji i faljes dhe shembulli i keq që po u jepet taksapaguesve

Postuar në 11 Prill, 2012 08:43

Kur po miratohej ligji i faljes më pak se një vit më parë, ajo të cilës i mëshonte qeveria por edhe ekspertët e ekonomisë ishte kushti që falja të aplikohej vetëm një herë, brenda një afati të caktuar, në mënyrë që të mos krijohej një shembull i keq për taksapaguesit, i cili do të kthehej më pas në bumerang. Ligji u miratua dhe fundi i periudhës së faljes do të ishte dhjetori 2011.

Pak para përfundimit të afatit, qeveria shtyu me tre muaj aplikimin e faljes me argumentin se kishte interes, kryesisht nga individët duke u dhënë atyre mundësinë që të bëjnë rivlerësimin e pronës.

Por ekzekutivi ka menduar të shtyjë përsëri një ndër aspektet e ligjit të faljes, vetëm rivlerësimin e pronës. Afati për të përfituar biznesi përfundoi më 31 mars. Nga shtyrja e propozuar për të dytën herë nga qeveria përfitojnë vetëm individët. Ata do të kenë mundësi që të rivlerësojnë pronat deri më datë 31 gusht.

Projektligji kaloi sot në Komisionin e Ekonomisë dhe pjesa kryesore e debatit kishte të bënte pikërisht me faktin se një shtyrje e ligjit, sado e pjesshme bëhej një shembull i keq ndaj publikut dhe taksapaguesve.

 

S.E. 

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

<p>Shtyerja e afatit behet thjeshte per shkak te rrethanave shtrenguese te krizes financiare e ekonomike qe ka kapur indirekt Shqiptaret ngaqe kemi kontigjente te medha ne dy vendet e prekura keq Itali e Greqi. Eshte nje situate e jashtezakonshme dhe kerkon edhe masa te jashtezakonshme. Lidhja e drejt-perdrejte me shembullin e keq qe jep eshte e pabaze dhe irredentiste. Ne te gjithe Evropen behen perpjekje amnistore per te grumbulluar parate dhe zvogeluar informalitetin. ka forma te ndryshme por eshte e njejta ide dhe me te njejten lidhje &quot;shembullt te keq&quot;. Po ta shohim keshtu sic e paraqet kjo Gazete vetem e vetem per te bere opozite per cdo gje, atehere nuk duhet te kishim me dekada Amnisti te burgosurish qe behet nga Presidenti per cdo vit! Kur nje nga ne vete dhe ben keq apo nje krim kjo nuk te con aty qe edhe te tjeret e pasojne domosdoshmerisht. Te gjithe e dime qe ka kriminele qe nuk kapen e denohen kurre por asnjerit nuk i ka vajtur ne mendje qe te zhdukim gjykatat e policine sepse ata te ikurit &quot;ne drejtim te paditur&quot; dhane nje shembull te keq. Cfare duhet te flasim atehere per te gjithe ata mijera e mijera qe kane zaptuar tokat e huaja dhe kane bere shtepia? Kjo gazete eshte shume e papergjegjeshme ne propaganden qe ben! Beni opozite aty ku duhet dhe serioze dhe jo keshtu. Duhet tju vije turp biles qe nje lexues i thjeshte ju ben Opozite dhe flet dicka te drejte. Mos te jete kjo valle nje arsye per reflektim ne ndergjegje e profesionalizem nga gazeta? por jo me diktatin anti-demokratik te fshirjes se pusulles ju lutem!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.